Taulant Balla ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, që përmes deputetit Enkelejd Alibeaj shprehej se me urdhër të drejtuesve të saj, policia e shtetit është vënë në shërbimit të bandave, duke theksuar se me urdhër të Ardi Veliut, janë fshirë kamerat në komisariatin e Fushë Krujës për të mbuluar pjesëmarrjen e Taulant Ballës dhe deputetit Rraja në ambientet e komisariatit.
Duke ju drejtuar kryetarit të PD, Balla shprehet se ai do të detyrohet të kërkojë falje me vendim gjykate.
“Sa herë flet Luli, kujtdo i kujtohet një shprehje e Adenauerit: “Duke qenë se Zoti i ka vënë kufijn inteligjencës së njeriut, është e padrejtë që nuk i ka kufizuar edhe budallallëkun”. Lulzim! Të garantoj që t’i do të detyrohesh me vendim gjykate të kërkosh ndjesë për shpifje!”, shkruan Balla në Facebook.
v.l/ Dita

MOS E FELLIQ KONRAD ADENAUERIN O TAULANT XIBRAKA ME GOJEN E MAFIOZIT ME PUSHTET
por:
Shko dhe kerkoji falje pa gjykate Xhisieles se ngrate qe e perdhnuat me gjithe forcen e shtetit mafioz, e palluat paq dhe e dogjet me cigare ne organet intime ne hotelin e banditeve te tu krutane dhe pastaj e nxorret ne emisione TV sikur ta kishit pronen tuaj per te mohuar ate qe kishte kallezuar me pare ne Policine e Shtetit
KERKOJI PUBLIKISHT FALJE XHISIELES SE SHKRETE O ENVERISTI TAULANT BALLA
sepse:
Antikomunisti gjerman dhe humanisti boteror Konrad Adenauer qe eshte themeleuesi i BE-se,
NUK TE SHPETON DOT.
Nuk e kuptoj, pse per nje ”ndjese” do te zhvillohet gjyqi?!
Kjo nuk eshte asgje. Me mire hiqe akuzen, z.Taulant! Populli deshiron qe te shikoje drejtesine, zbatimin e ligjit per ata, qe shpifin, per ata qe dekonspirojne operacionet e policise, qe denigrojne personalitetin e nje qytetari te thjeshte, te nje kolegu politikan, sic jeni ju, z. Taulant. Po te jete per nje ”ndjese”, luli e ka te thjeshte, pa u paraqitur fare ne gjyq, dergon nje nga tellallet, qe ka me shumice dhe te kerkon falje permes tij. Ne po presim daten 10 tetor…