Balla ironizon Bashën: Ku është zhdukur babalekryetari?

Ornela

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook deklaron se kryedemokrati, Lulzim Basha po keqpërdor të rinjtë e FRPD. Këta të fundit prej ditësh kanë protestuar para ministrisë së Brendshme ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës, Basha është zhdukur se e di të vërtetën e Babales dhe e vërteta e përgjimit do të dalë brenda pak ditësh.

Ku është zhdukur babalekryetari e Partisë Babalokratike? Pse i keqpërdori dje të rinjtë e FRPD Lulzim Basha pa ju treguar të vërtetën për Babalen dhe babalepërgjimin? Sepse Lulzimi e di të vërtetën. Edhe pak ditë dhe shqiptarët do të dëgjojnë të vërtetën babalepërgjimit”,- shkruan Balla.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *