Balla ironizon Bashën: Po koordinon mosbindjen me Nardin e Titin

Leda Hysa

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar sjelljen e opozitës në sallën e Parlamentit gjatë punimeve të sotme.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se mosbindja civile, përfundoi në mosbindjen e Lulit ndaj Saliut. Ai ka fotografuar Bashën teksa bisedon me Nard Ndokën dhe Petrit Vasilin.

Statusi i plotë i Ballës:

Mosbindja civile, përfundoi në mosbindjen e Lulit ndaj Saliut 

Gjatë teatrit të Saliut në facebook me Strazon fotograf, Luli koordinon mosbindjen me Nardin dhe Titin. “Nardi, mos ia vër veshin Saliut, jam unë Kryetari i Opozitës”.

Hajde opozitë, hajde  

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *