Balla: Lulzim ke 5 vjet me një këngë për veten

Dita

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar në parlament me kreun demokrat, Lulzim Basha për situatën e drogës në vend.

Balla u shpreh se Partia Demokratike sikurse gjithnjë e bëri detyrën për të ndotur imazhin e Shqipërisë.

Kreu i Grupit Parlamentar në Ps tha se viti 2010 shënon vitin kur droga e kapur është në nivelin më të ulët.

“E bëtë edhe sot detyrimin për të ndotur imazhin e Shqipërisë. Kush e futi kanabisin në Shqipëri, kush e mbështeti dhe kush ka përfituar vota në Shqipëri. Arsim profesional për të të bërë ty një kryetar partie.

Ke 5 vjet me një këngë, këngë për veten.

Partia juaj është benefit për ne, por për shqiptarët një e keqe e madhe. Viti 2010 është viti më i dobët i kapjes së drogës, vit kur ti ke qenë ministër. E kam pritur me shumë dëshirë të ngrinim këtë Komision Hetimor. Por s’kishe pse të nguteteshe sot,” tha Balla në seancën e sotme plenare.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kur degjoj retoriken tende te sterperseritur, shoku Balla, mua ( dhe besoj mijera te tjereve) me vjen TURP qe me perfaqeson ne Parlament.

  • Ti ,zoteri nuk je asfare socialist i ” pndershem” por nje
    prostitute e “ndershme” aq sa mund te jete e ndershme
    nje prostitute ?! Ik o derezi mos i ndyj socialistet duke u
    hequr si socialist ! Race e percudnuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *