Balla-Majlinda Bregu, batuta për Grida Dumën

Bledar Lumani

Mbledhja e sotme e Komisionit të Integrimit, ku është diskutuar për Postën Shqiptare, është shoqëruar me batuta nga deputetët e pranishëm.

Fillimisht ka qenë kryetarja Majlinda Bregu, ajo që ka ironizuar me kolegët e saj, duke thënë se e kanë mendjen të ikin sa më parë nga mbledhjet, për t’u angazhuar në fushatë.

Më pas, ka qenë Balla që ka ngacmuar Bregun në lidhje me Grida Dumën.

Bregu: Keni ndonjë koment apo ndonjë vërejtje, përveçse e keni mendjen të gjithë për të ikur për t’u marrë me fushatën?

Bregu-ish-zëvendësministrit të Integrimit, tani drejtor i Postës, Majlind Lazimi: Je i paftuar me shkrsë? Ke të drejtë në fakt, se unë nuk e ngrita kokën fare që të të shihja që ishe këtu, të kërkoj ndjesë Majlind. E di që je drejtor i Postës, kështu që mirëserdhe, megjithse i paftuar.

Balla: Ish-zëvendësministrat e Integrimit i ka inat majlinda. Ka lidhje me Gridën.

Bregu: Ka të bëjë me inatin që ke ti me ata të qeverisë së shkuar. Taulanti e ka problemin shumë të madh, që kur ka filluar të mos jetë me elegant në emisionet televizive (i referohet emisionit të fundit Opinion, ku ishte i ftuar bashkë me Grida Dumën).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *