Deputeti i Partisë Socialiste për Librazhdin, Taulant Balla, deklaroi sot se dje u njoh me kërkesën e familjes Muca nga Kodra Bujaras e Elbasanit, për nevojën e një operacioni të specializuar nga mjeke të huaj të djalit 13 vjecar, Kleo Muca.
“Jam shumë i gëzuar të ndaj me ju lajmin shumë të mirë, por edhe falenderimin për Spitalin Amerikan, i cili u vetëangazhua dhe ju përgjigj kërkeses time, për të marrë përsipër këtë ndërhyrje kirurgjikale. Shkoftë me sukses operacioni i dashur Kleo, jemi me ju dhe familjen Muca. Edhe një herë faleminderit doktorëve dhe infermiereve të Spitalit Amerikan”, shkruan Balla.




Tato tao i ben thirrje Spitalit Amerikan ngaqe mori nje tufe me para nga tenderat e Beqes se Tao tao e kishte te veshtire te paguante vete 5 mije euro. Ai preferon me mire t’i shpenzoje ato para stadiumeve te botes duke pare ndeshje e duke bere selfie.Pika qe nuk u bie!