Nga Pogradeci, Taulant Balla, ka apeluar anëtarësinë socialiste të marrë pjesë masivisht në votimin e 9 prillit për referendumin e Kryetarit të PS.
Gjatë takimit me strukturat, Balla tha se shembulli që po jep PS duhet të motivojë socialistët të marrin pjesë, duke nënvizuar se në Shqipëri vetëm Kushtetuta ka kaluar në referendum.
”Në Shqipëri vetëm Kushtetuta ka kaluar në referendum. Shembulli që po jep PS duhet të motivojë socialistët të marrin pjesë. Për PS s’ka rëndësi rezultati, por ka rëndësi pjesemarrja. Është ushtrim demokratik që i ben mirë PS e Shqipërise. S’ka asnjë parti tjetër që diskuton statutin, pasi ne kemi statut dhe të tjerët nuk kanë” deklaroi Balla
Në referendumin e 9 prillit baza socialiste do ti përgjigjet me pohim ose mohim pyetjes në fletën e referendumit: “A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?
Votimi i jep rrugë çështjes së mandatit të Ramës në krye të partisë.
