Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, e njëkohësisht deputet i këtij qarku, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me banorë e Elbasanit, ku u ndal tek procesi i legalizimit dhe urbanizimit të qytetit. Balla u shpreh se nën qeverisjen e Sali Berishës u legalizuan vetëm 22 mijë banesa në rang kombëtar, ndërkohë që pas 2013 nën qeverisjen e PS u kryen 230 mijë legalizime.
Sa i përket Elbasanit, numri dy i PS-së theksoi se diferenca është spektakolare. “Në Elbasan diferenca është spektakolare. 603 legalizime për 8 vite në kohën e qeverisjes së Berishës ndërsa nga viti 2013 e deri tani 17445 legalizime. Nëse do kishim pritur ata do duheshin 200 vite që në Elbasan të shkonim këtu ku jemi”, tha Balla.
Për të përfunduar procesin e legalizimit Balla shtoi se i duhet mandati i ri nën qeverisjen Rama. “Do kujdesemi që këtë proces ta vazhdojmë deri në fund prandaj është e domosdoshme mandati i ri, i cili është dhe mandati i përfundimit të këtij procesi. Në mandatin 2021-2025 i gjithë procesi i legalizimit do të ketë përfunduar dhe ky proces do të përfundojë vetëm me qeverinë Rama dhe me këto institucione të cilat kanë dashur mund për t’u ngritur. Imagjinoni sikur të përmbyset kjo dhe legalizimet në qeverinë e Lulzim Bashës ti besohen LSI-së. Jo vetëm që do paguash por varet dhe çfarë do marrësh. Pastaj për të mos shkuar më tej akoma, imagjino ti marrë legalizimet në këtë vend partia e Fatmir Mediut, e Shpëtim Idrizit, e Vangjel Dules ose e Dash Shehut, edhe pse me këtë të fundit e zgjidh me një gotë raki”, tha ai.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS u bëri thirrje qytetarëve që kanë një pronë të vetën, por që nuk e kanë të legalizuar që të pajisen me leje ose certifikatë pronësie. Në fund të fjalës Balla tha se ky proces do të kishte mbaruar më kohë nëse Edi Rama do të kishte ardhur në qeveri më herët.
“Është e pandershme që Edi Rama dhe PS duhet të paguajnë një faturë që nuk e kanë. Shifra e Elbasanit 600 me 17 445, shifra kombëtare 22 mijë me 230 mijë janë shifra domethënëse. Nëse do të kishte vazhduar Saliu me Shabanin bashkë me Lulin brenda procesi i legalizimit do të ishte një bombë sociale sepse plot familje patën investuar aty dhe në asnjë moment banesa nuk iu kthye në kapital. Çdo vit që ne rikualifikojmë rrisim pasurinë e brendshme të këtij vendi. 17445 përfituesit e Elbasanit do të jenë dëshmitarët e një procesi që u hoq nga kthetrat e korrupsionet dhe iu dha mundësia qytetarëve që të përfitojnë pronat e tyre”, deklaroi Balla.
c.r / dita

Edhe kur ta largoi Rama nastardinin Taulant Balla fajin do ta kete Berisha.
O Taulant cari i “zgjuar “,o kokpallapete e shtypur ,o fshatar i Librazhdit .Cfare kujton ti se Berisha e kishte frike PS e Ramen tend , qe nuk i beri legalizimet? ..Saliu nuk eshte budalla si ju , eshte shume me i zgjuar se ju , e thjeshte per tu kuptuar , Saliu nuk i beri legalizimet , se jane te jashte ligjeshme ,jane kondra kushtetutes .Nuk ke te drejte njeri ne trojet e privatit ,qe e keni shkelur te gjithe deri me sot me kembe te gjithe pronaret ,te legalizosh trojet e rrembyera me dhune nga hajdutet ,qe ju ja keni hapur syrin ne trojet e privatit te neperkembur .Bravo Taulant ..Po ashtu o fshatar Gramshi mere vesh ,,dreqi ta mare ,se edhe trojet shteterore ,nuk jane vetem prone e hajduteve ,por jane troje (pasuri )e te gjitheve popullit shqiptar ,qe nga Vermoshi dhe deri ne Konispol..A e di ti o shejtan budalla ,sa milionra ne Euro jane paguar deri me sot nga taksat e kokpalareve kondra shtetit te pjerdhur komunist ,pro pronareve ne gjykaten e Strasbourgut .Dhe sa dosje kane pa dale dhe sa do shkojne ne te ardhmen . Pervec borxhit publik qe e keni cuar mbi 90 %., plus ketyre tna shtoni edhe milionra te tjera nga vendimet pro pranereve ne Strasbourg .A e di o fshatar Gramshi ,jo vetem brezit tone ,e femijet tane ,por me niper e me ster ,ster niper do paguajme ne shekuj te shekujve ,per ceshtjen e pronave .Cfare taksirati kam une qe skam mare ,skam pervetesuar sikur 1 milimeter truall ,te paguaj ne shekuj .I theret tocit ti o fshatar Gramshi .Edhe Milloshevicin ta ngresh nga varri , e tja lije ne dore shqiperine Sllobodani ,nuk do e shkateronte shqiperine ,me keq se ju .A e di ti ,se nga statistikat e juaja ,jane mbi 8000 viktima deri me sot posacerisht per pronat , ju ja keni kaluar ne viktima ne shifra viktimave te diktatures .Te lutem , mos me thuaj se jam shqupist ,se e kini zakon ju ,si shejtan budallenj qe jeni ,por une do ju pergjegjesha ,se si ju PS ,PD ,dhe LSI jeni bajga e ndare ne tre pjese e PPSH .Dua ta mbyll kete koment ,o shejtan budalla , i trashe ,nga njera ane ,mos e kruaj me pronaret ,koha do e tregoje ,dhe nga ana tjeter ti i quan mburrje te PS keto legalizime ?.Ah ju shpelafte mortja ,ty ,PS tende ,dhe ata trapa , qe ju votojne juve .Sa poshte ka rene Kartagjena ,o Taulant ,pse deri ketu keni ngelur per ti bere furce votueseve per legalizimet sa per vota .?? Mjere ne , nga keto palaco te papergjegjshem .