Balla: Nëse vërtetohet fajësia e djalit të deputetit, të shkojë në burg

DITA Online

“Nëse vërtetohet fajësia e djalit të deputetit, le të shkojë në burg”. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga, në Report Tv.

Sa i takon rolit të deputetit Rraja, Balla tha se “nëse do vërtetohet ndikimi i deputetit për këtë çështje, Partia Socialiste do marrë masa ndaj tij”.

Sa i takon denoncimit të ish-oficerit Emiljano Nuhu, i cili është shprehur se ishte kërcënuar me jetë, e quajti sulm të radhës politik të kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe inskenimi i dytë i ngjashëm me “Babalen”. Balla tha se kryetari i PD do dënohet për këtë shpifje të adresuar në drejtim të tij. Deputeti socialist tha se nuk ka qenë kurrë në stacionin policor të Fushë Krujës.

Balla tha gjithashtu se maxhoranca është e gatshme të pranojë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje.

 

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • Pse jeni budallenj ore Balla? Si mund te ngrihet nje komision parlamentar kur nuk ka ceshtje. Vajza e terhoqi akuzen. Pra nuk ka ceshtje. Eshte nje zenke midis dy te rinjsh per xhelozi. Djali ja ka hequr nje fytyres dhe kjo eshte nxehur dhe pastaj jane pajtuar. Te tjerat jane lengra me mish te PD-se dhe policeve te emeruar prej saj. Mos ngrini gjithe shtetin ne kembe per nje genjeshter te sajuar. Lereni Prokurorine te hetoje. Hidhi ne gjygj nese genjejne per ty, por te krijosh nje komision ne Parlement per nje dacke eshte marrezi. Sa burra e gra qellojne njeri tjetrin ne shtepi a vend tjeter do te ngrini konisione parlamentare. Ikni ore, mos ngrini gjithe shtetin ne kembe per Bablet dhe genjeshtrat e tyre. Kjo eshte vetem nje loje. Prokuroria. Partia ska pune as Parlamenti.

  • Tani,
    Eshte fenomeni i dhunes,edhe pse ty te duket kjo form relationi normal mes ciftit,cka tregon se vete je dhunuese.
    Po ngritja e komisionit parlamentar nuk eshte per dhunen ,po per funksionimin e institucioneve ne nje shtet normal,shih per shembull rastin e komisionit te Senatit franceze per dhunen qe benhalla shoqeruesi i Presidentit Macron ushtroj ne nje demonstrat.
    Pra komisioni duhet te sqaroje pse psikologia u thirr e si u thirr,cka tha ,kueshte protokoli i thirrjes se saj. Ku eshte protokoli i thirrjes se avokatit,a eshte e vertete se avokati e psikologjia ka qendruar bashke me vajzen,qe eshte nje shkellje e etikes profesionale nga psikologia po edhe e funksionimit te policise. A eshte referuar rasti etj etj
    Pra komisionet krijohen,jo per vajzen x apo y po per funksionimine institucioneve qe rastet e keqfunksionimeve mos te perserisen..
    Pra mos u merr me cka eshte ajo,po cka ajo tregon per shtetin e per ne..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *