Kalimi i Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në përdorim subjektit politik Partia Demokratike, është i lidhur me interesa private ndërtimore në këtë truall.
Eshte deputeti socialist Taulant Balla qe deklaron se pas procedurave te ndjekura per tjetersimin e kesaj prone te Ushtrise, qendrojne interesa te dyshimta biznesi te drejtuesve te qeverise ne ikje.
“Më shumë se sa për nevoja të përdorimit të kësaj ndërtese dhe të kësaj prone nga subjekti politik, Partia Demokratike, këtu ka interesa biznesesh ndërtuese, të cilët duan të përdorin një pjesë të sheshit apo edhe të pronës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë për interesa ndërtimi, po të kemi parasysh edhe pozicionin e saj mjaft të volitshëm dhe po të kemi parasysh një vlerësim që i është bërë nga ekspertë të vlerës së kësaj prone dhe të truallit të lirë të ndërtimit brenda kësaj prone. Mbi 20 milionë euro është vlerësuar nga ekspertët vlera e truallit të lirë për ndërtim brenda kësaj prone”, tha Balla.
Balla i shton kesaj deklarate, argumentin se trualli i SHQUP, qe eshte kufitar me ate ku do te ndertohet xhamia e re e Tiranes, por qe leja per te cilen eshte bashkëshoqeruar edhe me ndertimin e nje qendre tregtare, pritet te vihet ne funksion te tij, si parkim apo edhe per ndertim.
Deputeti socialist i shton ketij argumenti nje tjeter fakt qe provon arsyen e vertete te dhenies se SHQUP, Partise Demokratike. Kjo godine ne kundërshtim te plote me ligjin, thote ai, i eshte dhene nga Ministria e Mbrojtjes, Ministrise se Brendshme, ne nje kohë qe ligji parasheh Ministrine e Ekonomise si zotëruese te pronave shteterore.
“Ministria e Ekonomisë është pronari-shtet mbi pronat. Nuk mund të lidhë kontratë huamarrje,apo huadhënie, apo qiramarrje një institucion tjetër shtetëror në marrëdhënie me të tretë, përveç Ministrisë së Ekonomisë”, tha Balla.
Kjo shkelje ligjore, duke ia lënë këtë pronë Ministrisë së Brendshme, ka prapavijën se është pikërisht kjo ministri e cila pritet të bëjë edhe transferimin te Bashkia e Tiranës, deklaron Balla.
Deputeti socialist thotë se zinxhiri i shkeljeve, i cili nisi që nga dekreti i presidentit dhe deri këtu në çdo hallkë të tij ka nevojë për hetim të thellë dhe shton se çdo shkelje ligjore do të zhbëhet.