Balla: Pse nuk dekoroni të majtët, apo edhe ata i miraton PD

redaktor

Deputeti i PS-së, Taulant Balla, ka reaguar ndaj dekorimit të europarlamentares Doris Pack, duke u shprehur se Presidenti Nishani duhet të sillet i ekuilibruar në nderimin e europaralmentarëve.

“Urime zonjës Doris Pack. Por zotit President do t’i drejtoja një pyetje. Përse nuk menduat të dekoroni edhe një ish-eurodeputet tjetër, i cili gjithashtu prej shumë vitesh ka ndjekur nga afër Shqipërinë dhe e ka mbështetur procesin e integrimit europian të vendit tonë, siç është Hannes Swoboda? Apo ju zoti President nuk dekoroni përfaqësues të së majtës europiane? Apo edhe dekoratat miratohen në PD? Zoti President, të paktën me dekoratat, mund të silleni i ekuilibruar. Se për të tjerat e kuptojmë që nuk mundeni të ndaheni nga sjellja partizane”, shkruan Balla.

Më tej, ai shprehet se “mendova për zotin Swoboda, për të ruajtur ekuivalencën si ish-eurodeputet. Por ndoshta mund të kishit gjetur edhe eurodeputetë aktualë nga e majta europiane si Martin Schulz, Gianni Pittella, Tanja Fayon”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *