Balla: Ramadani, rasti i punësimit të shokëve të Shkëlzenit

redaktor

Dorëheqja e kreut të Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, për t’u punësuar në një kompani private, përveçse është një shkelje e ligjit, duket se është edhe një favorizim që u bëhen zyrtarëve të lartë, të cilët kanë favorizuar kompanitë private sa kohë kanë qenë në pushtet.

Por, edhe në këtë rast del në skenë djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Sipas deputetit socialist, Taulant Balla, Ramadani është shok i ngushtë me Shkëlzenin, i cili ka interesa në kompaninë ku po punësohet Ramadani dhe e cila mendohet se është favorizuar nga qeveria.

Në këtë rast është lidhja e ngushtë e Sokol Ramadanit me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën dhe ineteresat e Shkëlzenit me kompaninë “Energji Ashta”, shprehet Balla.

Ndërkohë, deputeti socialist ka akuzuar ILDKP-në se fle, duke toleruar zyrtarët që shkelin ligjin.

Rasti i kryetarit të ERE Sokol Ramadani, i cili me votën e Parlamentit ishte zgjedhur në krye të Entit Rregullator të Energjisë, por që dha dorëheqjen për të kaluar menjëherë tek një kompani private që vepron në sektorin energjitik, është një rast tipik konflikti interesi.

LIGJI Nr .9367, datë 7.4.2005, “PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE”, i ndryshuar me ligjin nr.9475, dt.9.2.2006 dhe me ligjin nr. 9529, dt.11.5.2006, i ndryshuar me ligjin 86/2012 datë 18.09.2012, përcakton qartë rastet e konfliktit të interesit për zyrtarët shtetërorë dhe është pikërisht Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që duhet t’i hetojë këto raste.

Kryetarit të ERE nuk i lejohet të punësohet menjëherë në një kompani e cila zhvillon aktivitet në fushën e energjisë. ILDKP duhet të marrë në hetim edhe aktin e dorëheqjes.

Por, ILDKP sot është një institucion që nuk ben asgjë. Edhe për rastin në fjalë as që nuk është kujtuar”, thotë Balla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *