Balla sfidon Bashën: Shkarko Kapllanajn, hajde të matemi me zgjedhje

Dita

Pas fjalës së kreut të opozitës Lulzim Basha, reagoi kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Në fjalën e tij, Balla deklaroi se Basha di vetëm të gënjejë, dhe nuk di t’i dalë problemeve ballë.

“Si mund të jesh kaq gënjeshtar, pasi Klement Balili nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Është i LSI-së. Nuk ka asnjë lidhje me ne, mos gjënje më. Të njëjtën gjë bëre me Agron Kapllanaj, pasi po mban në detyrë një kryebashkiak të korruptuar dhe të dënuar me vjedhje. Shkarkoni Kapllanaj dhe hajde të bëjmë zgjedhje të matemi përsëri. Mund ti bëjmë për një muaj ju të gjithë dhe ne vetëm”,– tha ndër të tjera Taulant Balla në Kuvend.

Share This Article
1 Comment
  • Kur lexon,ndigjon dhe shikon qe dy pseudo deputetet kercenojne njeri tjetrin thua;deri kure do te vazhdojne keshtu keta palodeputet te dhere por krenare,qe derdhin lot krokodilesh per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin dhe popujt?Mjaft me,skenaret tuj te peshtire mbaruan dhe kete e deklaroje ramovici me dekorimin e Visho Ajazit,dhe deklarimin si patriot te berishovicit ndaj Kosoves,packa se berishovici furnizmoje me municion e nafte zinxhiret e tankevemilloshevicjane qe lane me gjak token kosovare,duke injoruar tragjedite ne toke e dete si ngjarjet e frikeshme te vitit 1997-98,otranto,gerdeci,dhe 21 janari.Mjaft me,c’do mashtrim vetem se ju shton pas vitet e heqjes se lirise.Nuke ka leke te piset e pushtet pa kufi apo riciklim te djallit ne te tre pushtetet qe t’u shpetoje nga banga e akuzes.Besoni,doni apo nuke doni ju,drejtesia do te behet se e ka kerkuar me force SOVRANI qe ne shumice ju bojkotoje ne ato palo zgjedhje,e kerkon dhe USA e BE-ja.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju beri nata.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza,e mijra femije,si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet qe kerkon drejtesi,dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavaje;thote populli.Besoni dhe binduni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *