Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përmes një statusi në FB ka thënë se “Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste, madje sot ka edhe më shumë arsye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë”.
Ai theksoi se kundërshtari është shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën dhe se nuk krijon një garë të mirëfilltë.
Mesazhi Ballës
Shqiptarët, sot nuk e kanë një alternativë më të mirë sesa Partia Socialiste?, madje sot ka edhe më shumë arsye për të na ribesuar drejtimin e vendit, më shumë sesa edhe tre vite më parë.
Këtë njerëzit e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot s’na mjafton. Kundërshtari shumë i dobët dhe i pabesueshëm për t’i dhënë votën, nuk krijon një garë të mirëfilltë idesh, programesh dhe ekipesh. Zgjedhja sot në zemrat e shqiptarëve është e thjeshtë. Edhe në fletën e votimit në pranverë 2021 po aq.
Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama. Dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë. Jo pse përballë si kandidatë rivalë janë Saliu i veshur si Luli, Monika në vend të Ilirit, bashkë me Nardin, Dashin, Mediun apo Vangjel Dulen. Ne nuk do konkurrojmë me ta. Ekipet tona në çdo qark nuk do të konkurrojnë me ta, por me pritshmërinë e aleatit tonë të vetëm, njerëzit e thjeshtë.
Tërmeti dhe pandemia nuk ishin ngjarje dosido, por janë nga ato ngjarje që tundin tokën nën këmbët e një vendi të tërë dhe jo më të një qeverie. Dhe shqiptarët janë dëshmitarë dhe gjyqtarë të pagabueshëm.
Në mbledhjen me Asamblenë Socialiste të Bashkisë Prrenjas i informova se: “Gjatë tetorit-dhjetorit 2020 përmes komunikimit virtual do të merret opinioni nga anëtarësia e partisë në një kanal të posaçëm dhe nga qytetarët në një kanal tjetër mbi performancën e ministrave dhe deputetëve.
Konkurrimi me lista të hapura ka sjellë si domosdoshmëri krijimin e një dritareje për thithjen e propozimeve nga baza socialiste dhe nga qytetarët”.
a.t / dita
