Balla: Shtatorja e Rugovës në Tiranë, në një moment tjetër

Dita

Mazhoranca parlamentare, edhe pse rrëzoi sot projekt-rezolutën e opozitës për vendosjen e shtatores së ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në Tiranë, premtoi përmbushjen e kësaj kërkese në një moment tjetër, duke e konsideruar ditën e sotme, (që përkon me 5-vjetorin e ngjarjeve të 21 janarit 2011),  jo të përshtatshme për marrjen e një vendimi të tillë.

Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, opozita qëllimisht e solli këtë kërkesë në Kuvend në një ditë si kjo, pasi kërkon t’i fshihet përgjegjësisë për vrasjen e katër demostruesve në bulevard, pesë vitë më parë.

Pasi vlerësoi lart figurën dhe rolin e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova si projektuesi i pavarësisë së Kosovës, Balla deklaroi se kërkesa e opozitës për vendosjen e shtatores së tij në kryeqytetin simbol të kombit shqiptar, do të realizohet me rastin e ditëlindjes së Rugovës.

Në emër të Partisë Socialiste, Balla gjithashtu përshëndeti edhe vendimin e sotëm të Parlamentit Europian për nënshkrimin e MSA-së me Kosovën.

Share This Article
1 Comment
  • Zoterinj ndryshoni HYMNIN KOMBETAR ne fillim pastaj mbysheni Tiranen me Zogollinj, Xhaver Deve dhe kombishtin Rugove. Hymni jone e percakton;
    Nga lufta vec ai largohet,
    qe eshte i lindur tradhetor,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *