Partia Demokratike ka vendosur që në muajin shkurt të fillojë sezonin e protestave duke pasur 2 pika kryesore të kërkesave të tyre: Shkuarjen në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare këtë qershor, bashkë me ato lokale.
Në studion e “Open” ka qenë i ftuar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike që do të ketë negociata për këto kërkesa.
“Nuk negociojmë fare për kërkesat”, u shpreh Balla, teksa shtoi se “Basha mund të ketë shumë kërkesa. Ne i japim reformën zgjedhore, ta shkruaj si të dojë”.
v.l/ Dita

Keto kerkesa jane te qarta:’Opozita duhet te caktoj kreun e shumice Dhe cdo gje tjeter”Opozite shume e pa afte per te prure ide te reja per ndryshimin e vendit.Ne zgjedhjet e kaluara kjo opozite pati 70% te qeverise,komisjonin qendror zgjedhor e cfar deshi por deshtoj se nuk pruri alternativa.Keto jane turpe.
O mali edhe Shqiperia komuniste kishte Gjykata , prokurori , Kuvend popullor, qeveri etj etj , por keto ishin hiç, Enveri e partia vet shkuaj e vet vulos!!!!!!