Balla takon përfaqësuesit e Partisë Komuniste: Kina të njohë Kosovën

Dita

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla është takuar me delegacionin e Partisë Komuniste kineze dhe në fokus të këtij takimi ka qenë çështja e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Republika e Kinës.

Balla i kërkoi përfaqësueses së lartë të Partisë Komuniste kineze, Shen Beilit, që Kina ta mbështesë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke e parë edhe në funksion të dialogut mes saj dhe Serbisë.

Palët u ndalën gjatë diskutimit të tyre në çështje konkrete të bashkëpunimit ekonomik, siç është edhe nisma 16+1.

“Për Partinë Socialiste kjo nismë është një instrument i rëndësishëm dhe një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ekonomik, komunikimi dhe mirëkuptimi kulturor që do të përforcojë më tej marrëdhëniet bilaterale mes Shqipërisë dhe Kinës, por edhe ato multilaterale mes vendeve të 16+1. Qendra për Rininë në kuadër të nismës 16+1 duhet të vendoset në Tiranë”, tha Balla.

Më tej ai shtoi se tregu kinez duhet të jetë i hapur për prodhimet bujqësore shqiptare, duke i kërkuar edhe ndërhyrje për eliminimin e barrierave dhe njohjen e certifikatave fito-sanitare.

Një tjetër projekt që u diskutua ishte edhe ai “Një Brez dhe Një Rrugë”, ku Balla theksoi se Shqipëria e ka konsideruar si një mekanizëm shtesë për të nxitur zhvillimin e koordinuar dhe progresin e përbashkët në planin shumëpalësh, por edhe bilateral në aspektet ekonomike, shoqërore, mjedisore, si dhe për të inkurajuar dialogun dhe integrimin ndërmjet civilizimeve të ndryshme.

“Një Brez dhe Një Rrugë” shikohet nga të dyja palët si një mundësi më shumë për të aplikuar dhe tërhequr investime për projekte në energji, infrastrukturën rrugore, detare dhe hekurudhore.

Në përfundim të takimit, palët ranë dakord për fillimin e një komunikimi intensiv dypalësh, i cili do të konkretizohet në një Memorandum Bashkëpunimi.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Shkurt e bukur…

    FALEMINDERIT KINE !

    – Me mire vone se kurre …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje hap i rendesishem be bashkepunimin e sprovuar midis dy vendeve mike: Shqiperise dhe Kines !
    Kins e ka vertetuar me fakte te gjalla se eshte mik i Shqiperise dhe shqiptareve ne kohe teper teper te veshtira qe nga viti 1960 e deri sot !
    Mbi 16 miliarde dollare investime dhe ndihma per Shqiperine nga viti 1960 e deri ne vitin 1976 ! 1 miliarde dollare ne vit +++ …..
    U miqesuam me Kinen kur duhet te prisheshim dhe u prishem me Kinen kur duhet te miqesoheshim edhe me shume…
    U prishem nga miopia ideologjike e nje ideologu te deshtuar si Ramiz Alia e co. per mustaqet e Celos, per ngjyrat e maceve dhe Tri Botet … e gjeniut kinez Ten Hsiao Pin qe e beri Kinen nje súperfuqi boterore …. !
    Trimi i mire me shoke shume, thote sovrani
    Faleminderit Kine !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *