Balla takon zv.Presidentin e Bundestagut: Bashkëpunim i ngushtë mes dy parlamenteve

Leda Hysa

Taulant Balla gjatë qëndrimit në Gjermani zhvilloi një takim me zëvendëspresidentin e Bundestagut gjerman, Thomas Oppermann.

Nëpërmjet një postimi në Twiter, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, thekson se temë e diskutimit ishte bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy parlamenteve.

Gjithashtu, Balla e falënderoi Oppermann për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

 “Një takim shumë i rëndësishëm me zëvendëspresidentin e Bundestagut Gjerman, Thomas Oppermann me të cilin diskutova për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy parlamenteve tona. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.”

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Saimir Tahiri “fitoi pafajsin” ne Itali,Balla e kerkon ne Gjermani!!!Mbi 50 udhetime me mafiozin Edmond
    Bego,te cilin e favorizoi ne kundershtim me ligjin edhe me miliona Euro perfitime nga fondet publike!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *