Deputeti socialist, Taulant Balla, u bëri sot thirrje deputetëve të Kuvendit të bojkotojnë darkën e parashikuar për festat e fundvitit.
Balla u kërkoi deputetëve të të gjitha partive të bojkotojnë darkën që zhvillohet sonte në mbrëmje, duke propozuar që paratë që do të shpenzohen për organizmin e saj të shkojnë për jetimoret dhe azilet në vend.
Sipas Ballës, është turp që deputetët të shtrohen në darka luksoze, ndërsa shtresa si ato të pensionistëve apo jetimëve nuk kanë me çfarë të festojnë. Balla i kërkoi kryetares Topalli anulimin e darkës.
ik balla rrej noi katnar,,se i dime edhe per ty o bajge, gjerat