Balla: Vendi do reforma, jo tunelin ku është zhytur PD

DITA Online

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kandidatët e PS-së, Anastas Angjeli, Luan Duzha, Besjan Ajazi, Erjona Ibro dhe Kryetarja e Bashkisë Luljeta Dollani zhvilluan një takim me rininë e Gramshit.

Balla u tha të rinjve se Gramshi sot nuk ka nevojë për tunelin ku është zhytur PD me protestat e saj të dështuara, por ka nevojë për shumë reforma të tjera dhe shumë punë.

Protesta e dështuar e PD-së tregon se ata për fat të keq kanë hyrë në një tunel pafund. Ne bëmë gjithçka për t’i nxjerrë nga tuneli, ofruam gjithçka, por ne nuk mund të presim derisa Saliu të bindet se Luli nuk e bën dot atë punë. Nuk presim dot. Kështu që PD le të vazhdojë në tunel, ne duhet të vazhdojmë angazhimin që kemi ndaj Gramshit dhe ndaj Shqipërisë që duam. Kemi detyrë shumë historike përpara të cilën do ta bëjmë me Gramshin, me të rinjtë e të rejat e Gramshit dhe me popullin shumë të nderuar të Gramshit i cili gjithmonë i ka dhënë fitore PS”, tha Balla.

Share This Article
2 Comments
  • TE LUMTE O PIONERI

    i talentuar i enveroxhizmit, na rinxore mallin e zerit tend kur buçisnje ne arenen e Gjirokastres, duke i thurur lavdi atij qe e shpure ne humnere ne keto vite te shkerdfhatokracise tende dhe te tjereve si ti.

    E di ti or byrazer cila do ishte reforma e pare ne kete vend te pushtuar nga pusht(e)ues si ti ?
    Eshte Reforma e drejtimit te qafes qe te ka ngelur e shtrember qe kur u rrezove nga fiku ne Qelbesire (Ura Vajgurore), ate dite kur jepje ndihmen tende te çmuar, atij sorollopit me dipllome te fallsifikuar, per te fituar çmimin e pare ne zanatin aq te preferuar tendin e te tij, ne garen e fameshme te Pazarit te Ri (te vjeter sot) te Brigadierit Sulmues te batalionit te fiqshitesve shqiptare.

  • Ik dhe bej shurren ti me tynele dhe bunkere enveriste,

    sepse:

    PSE NUK FLET ASGJE PER KOKAINEN E XIBRAKES?

    Qe ja kishe lene per administrim nipit te Enver Hoxhes ne depot e tua mu ne rrugen nacionale?

    PO KUSH JU BESON JUVE MORE MAFIOZE ENVERISTE TE POSHTER?

    Qe nuk ndjeni asnje pendim per krizen ku e keni futur Shqypnine dhe qe e keni mbushur Vatanin me kanabis vendi dhe droge importi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *