Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter ka reaguar për rastin “Babale”, ku prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dje burg për Albert Veliun dhe për kunatin e tij, pasi audio përgjimi u cilësua si montazh nga organi i akuzës, bazuar te ekspertiza.
Taulant Balla thekson gjithashtu se zbardhja e Babale 1 dhe 2, referuar ngjarjes së Fushë Krujës, i shërben edhe shpëtimit të PD-së.
“Rrallë ka momente në historinë politike, kur fytyra e opozitës si institucion dhe nevojë për një vend, i bie të shpëtohet nga kundërshtari në mazhorancë. Zbardhja e babale1&2, i shërben edhe shpëtimit të PD”- deklaron Balla.

l.h/ dita
