Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas intervistës së Lulzim Bashës dhënë për “Zërin e Amerikës”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se:
“Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit.
Sipas Ballës, Basha dha përgjigje të ndryshme për të njëjtën pyetje.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Abraham Linkoln thoshte: “Askush nuk ka memorie të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”.
Sot “Zëri i Amerikës” e çmontoi publikisht gënjeshtarin Lulzim Basha për gënjeshtrat e lobingut me paratë ruse për PD dhe për shpifjet e kamufluara qëllimisht për eurot e kapura të miqve të vetë Lulit.
l.h/ dita

Ju duket juve,