Ballack veçon një lojtar te Bayern: Vetëm ai të mos hiqet

Gazeta Dita

Michael Ballack nuk di të gjejë fajtorë për javët e vështira që Bayern ka kaluar së fundmi. Sipas tij, trajneri Carlo Ancelotti nuk meriton të “kryqëzohet”.

“Mendoj se deri tani duhet ta pranojmë se Carlo e ka praktikuar rotacionin në mënyrë të shkëlqyer.

Për momentin skuadra nuk ka si të jetë e bukur si të tjerat në nivelin e saj, por e gjitha kjo patjetër që do të sjellë rezultat në fund dhe do ia vlejë”, – është shprehur ish-kapiteni i kombëtares gjermane.

Ashtu siç ka bërë edhe herë të tjera, Ballack ka theksuar se Thiago Alcantara është thelbësor në Mynih. “Në kohën e Luis van Gaal-it thonim se Thomas Müller duhet të luajë gjithnjë, por tani shprehja ka ndryshuar:

Thiago duhet të luajë gjithnjë. Trajneri nuk mund ta lërë jashtë formacionit kurrë. Asnjë te Bayern aktualisht nuk e meriton më shumë se ai këtë trajtim. Për mua, Thiago është lojtari kryesor”.

Me siguri, kjo deklaratë nuk do t’u pëlqejë aspak portierit Manuel Neuer, sulmuesit Robert Lewandowski apo mesfushorit Arturo Vidal, të konsideruar shpesh si shtylla e skuadrës.

Një gjerman që ndan nga të tjerët një spanjoll. Kur ka ndodhur kjo më parë?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *