Ballafaqimi në Prokurori, prokurorët inskenojnë një takim privat Doshi-Bami

Bledar Lumani

Hetimet për “Çështjen Doshi” kanë hyrë në fazën e fundit, atë të ballafaqimeve, para se Prokuroria e Krimeve të Rënda të nxjerrë konkluzionet zyrtare për atentatin e supozuar për vrasjen e 2 deputetëve.

Për dy orë e gjysmë, deputeti Tom Doshi dhe i arrestuari Durim Bami, kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit për ballafaqim dëshmish.

Fillimisht janë mbyllur në një dhomë me përgjues në takim të inskenuar nga organi i akuzës për të gjetur më shumë prova dhe më pas janë pyetur në prani edhe të dy prokurorëve të çështjes.

Dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore në fazën e parë, ku Bami deklaronte se Doshi kishte sajuar komplotin dhe për të thënë ato gjëra në videon 37 minuta i kishte blerë makinë të blinduar.

Kurse deputeti pretendoi se Bami ishte paguar 600 mijë euro nga Ilir Meta për të vrarë atë dhe deputetin tjetër, Mëhill Fufi.

Doshi ka hyrë në orën 09:00 të mëngjesit dhe ka dalë rreth orës 11:30, duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat, përveç fjalisë së shkurtër: “Nuk e takova Bamin”.

Ballafaqimi mes tyre ka zgjatur për dy orë e gjysmë dhe mësohet nga burime të organit të akuzës se secili i është përmbajtur deklaratave të para.

Durim Bami nuk ka pranuar për asnjë moment përballë Doshit se kishte marrë porosi të vërtetë për të vrarë deputetët nga Fatjon Skënderi, në emër të Ilir Metës.

E kam thënë edhe në fillim, komploti është sajuar nga ty dhe nuk është i vërtetë.Unë pranova që të bënim filmimin pasi ma kërkove ti”, mësohet të jetë shprehur Bami në ballafaqimin me Doshin.

Por Prokuroria kishte përgatitur një “surprizë” për dy personat e thirrur për ballafaqim.

Me arsyetimin se kishin ngarkesë në punë në një çështje me rëndësi, prokurorët i mbyllën Doshin dhe Bamin në një dhomë të posaçme me përgjues, me qëllim për të nxjerrë sa më shumë prova.

Gjatë kësaj kohe mësohet se Doshi ka tentuar që të flasë për atentatin ndaj tij se si donin ta vrisnin atë dhe Fufin.

Por Bami nuk ka kapërdirë asnjë nga provokimet dhe ka dhënë përgjigje të njëjta deri në fund, duke thënë se ai nuk kishte ditur asgjë për komplot apo të kishte marrë porosi nga dikush.

Doshi ka bërë edhe batuta për të tërhequr në muhabet Bamin, por pa rezultat.

Pas një ore, prokurorët kanë hyrë në dhomë për të vijuar seancën e pyetjeve, por qëndrimet e Bamit kanë qenë përsëri të njëjta.

Share This Article
26 Comments
    • Toma ka probleme mendore si perdorues kokaine te paster.
      Prokuroria duhet ti kerkoj qi ky Pelivan te boj testin e Droges dhe te mos ja plotsoj qefet ketij krimineli.

    • Kjo do te thote qe politika po vetepastrohet.Pas Olldashit po iken Doshi,seicili ne menyren e “duhur”.Pas Doshit kush e ka radhen dhe ne ç’forme ?!-Kujt do t’i ndodhe “aksidenti” i radhes nderkohe qe vazhdon spostimi apo terheqja strategjike ne hije e Gramoz Ruçit dhe fryrja…deri ne plasje e Bashes ?!!!

  • Thank you Denisi! Link teper i vlefshem. Eshte mire ta lexo je edhe Toma, qe te NJOHIN veten I shkreti, se mbahet per BRILANTE por eshte KATRAN I ZI. Do te jet mire ky link te qarke lloj gjate qe populli te njohje se kujt ja jep voten….

    O POPULL ZGJOHUNI !

    • Po te jete veretet sajese duhet qe Tom Doshi dhe gjithe ata qe jane pas tije te kalben ne burg dhe e kunderta. Por nqe qoftese ne fund dalin te gjithe ta pafajshem si Meta dhe Doshi etj, sic ka ndodhur me vidion e Priftit vite me pare, atehere kete shtet e ka marre lumi dhe mafia e ka zene per gryke dhe nuk ka shpetim me, sepse mafien e drejton qvereria dhe prokuroria… Por le te presim dhe te shohim….

  • O Tome skuthi,e shite shokun e ngushte per perfitim personal,merr me qafe e ju hap telashe,njerezve qe te kane besuar e te kane mbrojtur,po Zoti do te ndeshkoje e shkaterroje s’ic e meriton.

  • Tomka te doli boja fare , u bere legen i ligjeruar tani , se me pare ishe legen i fshehur ti, por tek e fundit fare ,po nese ti dikujt ,i ke shkel ne kallo ose ja ke ber borzh , po kujt i plasi trapi se vdes apo jeton ti, ik ore toma ik , le nam apo gjete dhe ate rakitikun ate te shemtuarin e kucoves ate ropqirin ate prifti kurven qe te benit pak gjullurdi, ike per lesh , e pe cte beri plaku qelbesire , vetem per 20 dite te shtrydhi si limoni , te poshteroi, te beri lavire rrugesh , dhe te flaku, kete meritoje ti plere , gjarper ne gji ke qene per rilindjen ti kryekurve … me mire qe ndodhi keshtu me ty legen .

  • NGA SHKELES TE LIGJIT NE LIGJE BERES
    Ky eshte titulli i kabllogramit qe Whithers transmeton Departamentit te Shtetit Amerikan, ne 13 gushtin e 2009-tes.
    Ne rastin e Tomes, Whither perdor termin “dyshohet per trafik droge”, dhe permend rrahjen ne hollin e Sheratonit me nje gazetar (…?)
    Ndersa te tjeret: Mark Frrokun (nuk e permend me emer po si parti pas vrasjes se Aleks Kekes), Lefter Koken (ministrin aktual te mjedisit), te ndjerin Sokol Olldashi, Lulzim Bashen, Paulin Sterkajn qe nuk di te lidhe dy fjale si i akuzuar per vrasje dhe biznese te dyshimta, dhe te fundit kryekreun e shkelqimit dhe me siguri renjes se shokut Edi Rama, Gramoz Ruçin, si i lidhur me trafikantet e droges dhe i “bannuar” (fshire) nga mundesia per te hyre ne USA perjete !
    Para se te pirdhni me komentet tuaja lexoini me kujdes materialet te cilave i rreferoheni, pak seriozitet nuk ju ben dem edhe pse duket se jeni rritur nen driten e bishtukeve.

    “During the electoral campaign, one politician, Alex Keka, a local head of the Christian Democratic Party (CDP) in northern Albania, was even killed by a car bomb. Keka was suspected of being involved in the trafficking of arms and narcotics. (NOTE: Keka was not running for Parliament, although other members of his party were. END NOTE).

    Law Breakers Turned Law Makers
    ——————————
    2. (C) Some of the more noteworthy MPs with ties to organized crime are:
    — Tom Doshi: An SP MP from Shkoder, Doshi, singled out in
    the Human Rights Report for physically assaulting a journalist in the Sheraton Hotel, was a key figure in financing SP electoral efforts. He is known as the richest MP, with a declared fortune of more than $15 million and is also suspected of trafficking narcotics. Doshi served in the previous parliament as a DP MP, before switching sides to the SP shortly before the election.

    — Lefter Koka: Representing LSI from Durres, Koka is a member of perhaps the most notorious organized crime family in Albania, with ties to narcotics and human trafficking and
    other illicit activities.

    — Sokol Oldashi: Olldashi, the current Minister of Public Works, Transport, and Telecommunication and DP MP from Fier, is suspected of smuggling goods and narcotics.
    Circumstantial evidence links Olldashi and Fatmir Kajolli in Fier to Minister of Justice Enkelejd Alibeaj in a scheme to release prisoners from jails to act as electoral bullies.

    — Lulzim Basha: According to one SP source, FM Basha, who represents the DP in Elbasan, was involved in facilitating the release from prison of a notorious criminal in Elbasan in return for support from the criminal’s family. Relatives of the criminal promised to “organize” people in Elbasan to support Basha. The criminal was released on June 29, the day after the elections.

    — Paulin Sterkaj: The 48 year old DP MP from Shkoder is a former professional wrestler with little to no formal education. Sterkaj was previously in the SP and has been accused by a former friend of murdering a politician in Shkoder a few years ago. Sterkaj claims to have business interests in oil, restaurants, and construction, but little is known about his activities.

    — Gramoz Ruci: SP MP and party General Secretary, Ruci has long-standing ties to narcotics traffickers and organized crime. Ruci has also been banned from entering the U.S. since 2005 due to a permanent visa ineligibility. WITHERS”

  • Toma,ka qene nje legen i “kallaisur” dhe kete e dinin te gjithe ata qe e njihnin.Tani,i ka rene kallai dhe ka dale nje legen i ndryshkur.E njohen tani edhe ata qe nuk i dinin as emrin…

    • Ky qenka nje burre legen , turpi i qytetarise se Shkodres , deshmi e nje krijese me mendesi te deformuar , me dukuri te nje njeriu shpellar i cili kerkon te jete i pari nga i pari i pyllit edhe feudal i veriut . Sa debil dhe i lig aq edhe i nje njeriu i pa turp e i pa fytyre .
      Po si nuk kupton se edhe keto thashethemnaja jane te fabrikuara nga Banda e Berishes mbase realisht ke qene pengese per te ne veri si krah i forte i P. S dhe kjo loje qe ti po vazhdon i krijon mundesi Berishes te te eleminoje sikurese Remzi Hoxhen , deputetin Xhindin , Hajdare , Olldashin , Trebicken etj , o Debil .

  • PERSE NUK E ARRESTON DHALLA TOMEN, KETE NUK PO KUPTOJME????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • Beni .Kur te jap urdher Saliu do te azgjesohet Toma.Dhalla nuk bene dote azgje.Kjo eshte loje e Saliut me Tomen.Toma ka qene dhe eshte ushtar per lesh i Saliut.Nuk i shoje dhe prit kur ti degjosh mandaten sicja punoje dhe Hollidashit.

  • E more TOME vuere ne levizje 300 mije shqiptar a jo301 mije harrova salen tani po kerkon hetim nderkomtar o tom nuk behet muti shurre po thirri mendjes dhe hajde ketej nga vlora shtrou nje muaj po se gjene dote pyet tek spit…………e lyer blu.

  • Po te doli boje more Tomka mire ben qe ti kerkojsh falje Rames dhe mos e zgjat me tutje, po si nuk te vjen turp qe te futi ne kete katrahure turi shtrembti ai loqja e priftit,kur i eci me hile dhe Tosit te nones qe shpenzoi 200 mije euro per ti drejtuar turinin dhe nuk ia arriti,kthe rruge se do e hash keq.

  • Kombinacioni Berisha-Doshi deshtoi ne menyre mjerane.Nuk jane dalluar dhe nuk dallohen per zgjuarsi ne pergatitjen e kombinacioneve verioret, ata dine vetem te vrasin mbas shpine ose drejtperdrejt ne prite.

  • po pse fillestar i krimit eshte Bami qe te hante nje loje te tille ??
    po sot e di dhe bufi qe pergjohet cdo dhome prokurorie dhe paraburgimi
    ah , mor Tom ,mor Tom ,
    me kete po lajne duart si Pilati ,duke te thene :I beme te gjitha , ti e ke fajin
    kjo histori u duk qe kur u mbyll prej 6 muajve dhe kur gabimisht Bami i shpetoi tritolit
    Toni i Monikes po i shpetoi , u soll me perkujdesje te vecante nga baba Taku
    po konsumohesh kot me drejtesine e Llalles dhe me Tahir xhelin
    dil menjane me parti te re , mblidh njerez se vetem keshtu u tregon dhembet
    ruaj dhe koken ,sidomos tani ruaj koken .
    e megjithate Tom ,shkollen prandaj eshte e rendesishme ta besh ,jo ta blesh
    nuk duhet te beje vidio , as ti bleje makine te blinduar
    duhet ta nxirrje qe aty dhe te depozitonte deshmine ne nje vend europian te fuqishem
    dhe ne burg nuk do shkonte dhe do shikoje mire sa do rreshkiste ngjala me
    canten e Brahos dhe me vidion e Kallakut ,gaztorit te fundit rrrilindas

    po ju kokeplaret me shumice ketu me siper ,te gjithe ne borderone e LSI firmosni ??
    prandaj nuk behet dhe nuk ka per tu ber kurre ai vend !!!

  • Derisa Toma kundershtoj Ramen te gjith mburreshit me super deputetin Doshi.Ne saje te tij PS fitoj disa deputet ne veri.Toma arriti te bej trim edhe Brace miun,ju kujtohet kur hillej si trim ne parlament.Me habisin disa idiot qee edhe komentojn qe nuk ja kan iden se cfar behet.Lane bagtin vetem e futen ne internet kafe e bejn komente.Lereni drejtsin e te flasi .Fundi dalt hajr ka thene Gjergj Mullaga.Edhe nje her kujdes lopet se po jua merr Edi Rama e bene foto me to.

  • Tom Rrotoshi pis ishe dhe si pis po iken… Merre dhe ate Mhill Fufin se eshte thjesht nje thi ( derr) i dhjamos nga P.D

  • Ne qofte se drejtesia , me ne fund do jet e tille, perfundimi do jet ai qe I ka thene FATMIR HAKLAJ , IZET HAXHISE : Hap syt Izet se Berisha me intrigat e tija na do te vdekur te gjitheve.

  • tom mendove te besh si berisha por ske byth te mungon shkolla,eksperienca e mashtruesit,djallezia,hipokrizia,vetite e mashtruesit,te vrasesit duke lare duart,etje etje

  • Dy gjëra nuk i kam të qarta në rrëfimin e z. Doshi:
    E para, shpërblesa prej 600 mijë eurosh. Duke qenë se një biznesmen praktik, ku duhet të hyjë dhe z. Meta, nga çdo investim i mundshëm i kapitalit duhet të synojë së paku dyfishin apo trefishin, shtrohet pyetja se si do të shpërblehej ose si do të shumëfishohej ky investim i z. Meta, dhe nëse kapitali që ka në zotërim aktualisht ia lejon një investim të këtillë? A mos nuk do të ishte më e rrugës që këtë shumë z. Meta ta jepte në një bankë dhe të jetonte gjer në ditët e vdekjes, jashtë të gjitha kokëçarjeve politike, me përqindjet bankare? Përpos, nëse s’bëhet fjalë për atë lloj krimi që na e kujtoi këto ditë z. Berisha: krim nga pasioni!
    E dyta: përvoja e këtyre 25 viteve të fundit ka treguar se kur një politikan ndjehet i kërcënuar nga mafia politike, adresa e parë ku drejtohet për mbrojtje është ambasada amerikane. Në rastin e z. Doshi ka ndodhur e kundërta, ambasada amerikane ka qenë ajo që u tha socialistëve “mirë ia bëtë”, ditën kur e përjashtuan nga radhët e veta.

  • “Vritet” Tom Doshi
    E vërteta e atentatit ndaj Tom Doshit

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Tom Doshin e “vranë” në 24 qershor 2013, të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, që i dhanë pushtetin partisë që ai mendonte se ishte e tija. Thellë-thellë Tomës në mendjen e tij që atë ditë iu krijua përshtypja se sytë e “shokëve”, të cilët deri atëherë e shikonin me miqësi të shtirur, befas nisën t’ u ngjajnë tytave të armëve. Të shikoje ata sy, ishte njëjtë si të shikoje në thellësi të grykës së një arme. Kur shikimi i Tomës u ndesh me atë të Edi Ramës, sytë e këtij të fundit, sikur deshën t’ i thonë: “Pse je ende gjallë o njeri? Ti duhet të kishe vdekur në 21 janar 2011, në trotuarin përpara ndërtesës së Kryeministrisë. Unë prandaj të çova atje që të bëje kinse se po e përmbaje turmën. Unë shpresoja që të të vrisnin ty dhe pastaj me trupin tënd mbi krahë malësorët që kishe sjellë ti të hynin brenda në ndërtesë për të kapur Sali Berishën, i cili për të shpëtuar duhet të bënte një mal me kufoma, siç kisha parashikuar unë një ditë më parë, në Top Story të Sokol Ballës. Më zhgënjeve Tomë që nuk u vrave atë ditë. Unë e bëra Megi Ajtyresën zëdhënëse të partisë, dhe e udhëzova që të fliste në gegërishte shkodranishte të theksuar, që të ishte ajo që do ta njoftonte vdekjen tënde se kështu do të përjetohej më fuqishëm në Veri. Ndoshta ti e kuptove se nuk u riktheve te muri rrethues i Kryeministrisë, si Besnik Bare. Nëse ti Tomë do të ishe vrarë atë ditë, unë do të kisha eliminuar Berishën dhe Metën dhe sot fitorja jonë do të ishte krejt e ndryshme, jo e helmuar si kjo e 23 qershorit, rezultati i së cilës na mban peng të LSI-së.”
    Kodet e komunikimit që veprojnë në Partinë Socialiste që nga origjina e saj në 8 nëntor 1941, bënë që të gjithë në parti ta kuptojnë që në 24 qershor se midis kryetarit dhe Tomës diçka e pariparueshme ishte thyer. Kështu që Toma u gjend befasisht para një skuadre “pushkatimi” të përbërë nga shokët e deridjeshëm. E vranë me shikime ma zi se plumbi. Toma, burri i fortë malësor katolik, verior, u duhej në Partinë Socialiste sa kohë që Sali Berisha ishte në pushtet. Tashmë që Berisha kishte humbur pushtetin, Toma nuk u duhej më. Nuk kishte vend për Tomën në PS-në në pushtet. Te shikimet e “shokëve” kishte ndryshuar diçka. Këta shikime ishin si smoking guns plumbat e të cilave kishin qëlluar trupin e Tomës. Ata e qëlluan të gjithë Edi Rama, Saimir Tahiri, Gramoz Ruçi, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Dash Peza. Ilir Meta qeshte. Toma i ndjeu “plumbat” e shokëve një nga një në trup. Tashmë për Partinë Socialiste, për kryetarin e saj, Tomë Doshi që kishte ekzistuar deri në 23 qershor kishte vdekur. Nëse ai do ta pranonte këtë shndërrim të tij, dhe do të përshtatej me gjendjen e re, aq më mirë. Nëse jo, aq më keq për të. Pra Tomës i kërkuan që të jetonte politikisht si zombie.
    Ashtu si ata personazhet e filmave horror të cilët mendojnë se janë ende gjallë pasi i kanë qëlluar për vdekje, edhe Toma mendoi se vazhdonte të ishte ende gjallë politikisht ai Toma që kishte qenë, politikani më i fuqishëm socialist i Veriut. Duke menduar se vazhdonte të ishte ende gjallë politikisht ai i fliste Kryeministrit Rama, ministrave socialistë me autoritetin e Tomës së dikurshëm. Për një periudhë ata e dëgjonin, por duke e parë me habi, ashtu siç shihet një njeri për të cilin kemi qenë të sigurt se ka vdekur tashmë. Me kalimin e kohës, ata nisën të mos i përgjigjen Tomës kur ai iu telefononte dhe kjo iu dukej si gjëja më normale në botë. Të vdekurit nuk telefonojnë. Aq më pak të vdekurit politikisht.
    Kur Toma mësoi se ndaj tij ishte organizuar një atentat, ai thellë-thellë në mendjen e tij, u lumturua. Kjo provonte se ishte ende gjallë Toma i dikurshëm. Ajo që nuk kuptonte Toma ishte kur ai përpiqej të sillte prova se ndaj tij ishte organizuar një atentat, nuk bënte gjë tjetër veçse vërtetonte se Toma i para 24 qershorit 2013 nuk jetontë më. Kur Toma përpiqej t’ i provonte Edi Ramës se kishte dashur ta vriste Ilir Meta, Edi Rama e shikonte si t’ i thoshte: “Çfarë je duke folur o njeri?! E ku është parë e dëgjuar që të vriten të vdekurit. Ty të vramë në 24 qershor 2013!”
    Tjetër gjë thoshte goja e Edi Ramës, tjetër gjë thoshin sytë e tij. Kur Toma thoshte se kishin dashur ta vrisnin njerëzit e Berishës, Edi Rama dhe Saimir Tahiri qeshnin duke menduar se Berisha nuk mund të vriste një të vdekur.
    Vetë fakti që vrasësi i paguar për ta vrarë Tomën u pendua dhe vendosi që të heqë dorë nga atentati, një detaj ky me të cilin Edi Rama e ka ironizuar shumë Tomën, në fakt, fiton koherencë logjike nëse kihet parasysh se edhe vrasësi i paguar e dinte se Toma i dikurshëm nuk jetontë më. Në një moment ai i ka thënë vetes: “Çfarë je duke bërë o njeri, ke marrë para për të vrarë një njeri i cili nuk jeton më?!”

    -Por, i pandehur, a mund të na thuash se përse kur të takoi Tom Doshi i bëre ato pohime që gjenden në videoregjistrimin e tij?- E pyesin prokurorët vrasësin.
    -Si t’ u them, zoti prokuror. Ai ishte Toma dhe nuk ishte Toma. Unë mendova se është e parrezikshme që të thuash se të kanë paguar një njeri i cili nuk jeton më. Në të vërtetë, edhe kur Toma më takoi me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, e ndjeva se ata nuk iu besonin fjalëve të mia, pikërisht se nuk besonin që Toma ishte ende gjallë. Aq sa mua më erdhi që t’ i them Tomës: Tomë që këta të më besojnë mua, ti duhet t’ i bindesh se je gjallë!
    Nga deponimi në Prokurori i deputetit Mark Frroku:
    -Z. deputet, a i keni thënë ju z. Doshi vitin e kaluar se ndaj tij është organizuar një atentat?
    -Më falni zoti prokuror, por miku im z. Doshi nuk jeton më që nga 24 qershori i vitit 2013. Si mund t’ ia thosha unë një gjë të tillë atij në vitin 2014?
    -Këtë e dimë të gjithë z. deputet, por kemi urdhër që të bëjmë një hetim për këtë çështje. Edhe pse na duket se po merremi me okultizëm, do ta çojmë hetimin deri në fund.
    Nga deponimi në Prokurori i Sali Berishës:
    -Z. Berisha, ju keni thënë që keni qenë prej disa muajsh në dijeni të atentatit të organizuar ndaj z. Doshi. A mund të na thoni se si keni ardhur në dijeni?
    -Më ndëgjoni me vëmendje mue ju zotërinj prokurorë. Ju e dini se ka një gjuhë juridike dhe një gjuhë politike. Unë e di se Tom Doshi nuk jeton më që prej 24 qershorit 2013, por politikisht më intereson që të shtirem sikur besoj se ai jeton ende. Jo, ju lutem, më thoni ju mue se çfarë ligji kam shkelur në këtë rast. Edi Rama dhe Saimir Tahiri thonë se janë të bindur që ndaj Tomës nuk është organizuar një atentat, por nuk e thonë se kjo bindje ju vjen për shkak se për ta Toma nuk jeton më që prej 24 qershorit 2013. Jo, ju lutem shumë, këtu është çelësi i kësaj historie. Përse nuk e pohojnë ata këtë dhe të sqarohet çdo gjë! Tani më thoni ju mue, se a nuk kemi ne të drejtë si opozitë, që këtë ngatërresë që ka bërë qeveria ta përdorim politikisht. E keni dëgjuar ju këngën për Tomën ku ai më drejtohet mua duke më thënë “T’ u rritë jeta Sali Berisha/qeverinë sonte ta prisha!” Është kënduar në natën e 23 qershorit duke u gdhirë 24 kjo këngë. Më kanë ardhur të gjitha të dhënat mue! Toma nuk e dinte se ata për llogari të të cilëve e prishi qeverinë time, pas kësaj do ta prishnin vetë Tomën. Dhe e shikoni se çfarë kërkon të bëjë tani Edvin Kristaq Rama? Pasi e vrau Tomën e para 23 qershorit në korridorin e selisë së PS-së, tani kërkon që ta “varrosë” politikisht në oborrin e SHQUP, më falni të selisë së PD-së. Jo, ju lutem shumë, pse nuk bëni hetime ju për këtë. I kam dhënë mbështetje të palëkundur Prokurorisë për hetimin e kësaj çështjeje, por nuk mund të hesht para këtyre të vërtetave të mëdha. Tani qw e niswt kwtw hetim, / shkoni deri nw fund. Ju garantoj unë juve se në fund do të vërtetoni se Tomë Doshi për herë të fundit është parë duke hyrë në zyrën e Edvin Kristaq Ramës në 24 qershor 2013, dhe që andej nuk ka dalë më.

    Nga ripyetja e z. Doshi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas pyetjes së politikanëve të lartë:
    -Z. Doshi, ky hetim mund të përfundojë në dy mënyra. E para, është ajo kur do të konkludohet se fakti nuk ekziston, domethënë se meqënse Tomë Doshi nuk ekziston më që nga 24 qershori 2013, nuk mund të jetë organizuar atentat ndaj tij në 2014. Mënyra e dytë është që hetimi të konkludojë se ju me vetëdije keni dashur të sajoni historinë e një atentati kundër jush, me ç’ rast keni konsumuar disa vepra penale, që dënohen me burg. Përvec dëmshpërblimit që keni detyrim t’ u paguani të dëmtuarve që kanë të drejtë të ngrenë padi civile ndaj jush për dëm moral. Tani zgjidhni e merrni se cilën mënyrë pëlqeni ju.
    Nga biseda e dy pleqve të moçëm në Mal të Kolajt, Shkodër, vendlindja e Tom Doshit, duke dëgjuar këngën për Tom Doshin, gjatë fushatës zgjedhore të qershorit 2013:
    “Për Tom Doshin kndohet kanga/T’u rritë jeta o Edi Rama./Fitoren e kena n’ dorë,/kena me pa në 23 qershor!”
    -Si po të duket kjo besa që ka lidhë djali i Gjekë Doshit me Edi Ramën o Dedë! Thonë se asht krahu i djathtë i Edi Ramës, e se ky i ka thanë se kur të jetë ai kryeministër, është njëjtë si me qenë edhe Toma bashkë me të.
    -Çka me të thanë o Pal, ua ka thënë ma bukur Prek Cali atyre që donin të merreshin vesh me komunistët se me lidhë na katolikët besë me atë parti, që ka në krye Edi Ramën sot, është si me lidhë gjarpnin si shall rreth qafës. E tash të shohim se sa mirë ka me i ndejt Tomës në qafë ky shall me të cilin ashtu tuj u krekosë, Veç të shohim se mos nis e pisket se ia bani gjamën miku.

  • UN DO THIJA QE TI BEHET TESTI I DROGES QE TE DYVE, JO VETEM BAMIT, POR DHE TOMES,, OSE ME MIRE TE GJITH DEPUTETEVE, PSE JO ATA NUK JANE NJEREZ TE THJESHTE, JANE DEPUTETE TE ZGJEDHUR ME VOTAT E POPULLIT, DHE JANE ATJE PER TE ZGIDHUR PROBLEMET E VOTUASVE QE I KANE DHENE VOTEN, DHE VOTUESIT DUHET TE DINE PER CILIN PERSON KANE VOTUAR,, TE BEHET TESTI PER TE GJITHE DEPUTETET,,,

  • Fatmir Lelo! Gjate i ke ra e ne fund na tregove se je nje mbeturin e shpellarizmit me filozofin tende, filozofi qe te ngjall neveri e te kujton Kriminelin Sali Serbi me banden e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *