Prof. Asoc. Dr. Marenglen Kasmi
Kancelari i përjetshëm i Gjermanisë, Otto von Bismarck, i njohur përkrah talentit politik edhe për citatet e tij të shumta, ndër të tjera ka thënë se “asnjëherë nuk gënjehet aq shumë si para zgjedhjeve politike, gjatë luftës dhe pas gjuetisë”. Sigurisht që ky citat buron nga shekulli i 19-të, por mbetet ende aktual për të gjithë vendet, përfshirë edhe shqiptarët, të cilët, sidomos në këto 30 vitet e fundit kanë treguar që të paktën dy fushat e para, premtimet boshe në fushatat zgjedhore politike dhe deformimin e të vërtetave historike për luftën, i zotërojnë mirë.
Duke mos dashur të ngjall asnjë keqkuptim, sepse Prof. Milo ka një aktivitet të spikatur si në fushën e politikës ashtu edhe atë të historisë, e duke pranuar se që të jemi objektivë ndaj të vërtetave historike mbi luftërat e shqiptarëve, duhen botime serioze shkencore, sikurse ky që sot kemi në duar, më lejoni së pari të uroj autorin e librit për këtë botim, i cili i kushtohet një ndër periudhave historike më problematike të shqiptarëve, Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Unë nuk do të bëj një prezantim klasik të librit, duke prezantuar çdo kapitull, por do të analizoj metodologjinë e ndjekur nga autori e më pas, të ndalem në vlerësimin e disa çështjeve thelbësore që trajtohen në libër, sigurisht në këndvështrimin tim si studiues i kësaj periudhe.
Në libër ndiqet kronologjia e zhvillimeve politike dhe ushtarake në periudhën shtator 1943 deri në nëntor 1944. Metodologjia e përdorur është sa e thjeshtë në pikëpamje të ndërtimit strukturor, çka i mundëson lexuesit të ndjekë me lehtësi tematikën, aq edhe e plotë në trajtimin e zhvillimeve politike e ushtarake për gjithë harkun kohor të marrë në shqyrtim. Burimet arkivore si edhe literatura e bollshme, e përdorur me mjeshtëri nga një studiues me përvojë si Milo, mundësojnë që të kemi sot në duar një punim shkencor solid. Sikurse thotë edhe autori në parathënie “Vlera e një libri të shkruar në lëmin e historisë matet nga disa tregues: nga të rejat që sjell e nga të vërtetat që përcjell, nga metoda që përdoret nga thellësia e analizës që e përshkon, pa folur për stilin e të shkruarit”. Sigurisht që ky botim i plotëson të gjithë këto parametra.
Autori analizon jo vetëm politikat pushtuese gjermane dhe masat ushtarake të ndërmarra ndaj lëvizjes partizane, por po ashtu ai merr në “lupë” shkencore edhe qëndrimin e grupimeve vendase, si ndaj pushtuesit ashtu edhe ndaj njëri-tjetrit. Pra, në këtë botim do të gjeni edhe trajtime të historisë ushtarake.
Autori mban një qëndrim kritik ndaj të gjithë palëve shqiptare të përfshira në konflikt, duke synuar një analizë të drejtpeshuar të situatës politike dhe ushtarake prej vjeshtës 1943, deri në nëntor 1944. Nëse Partia Komuniste nxitoi t’i shpallte luftën hapur Ballit Kombëtar qysh më 1 tetor 1943, Kryesia e Ballit Kombëtar bëri hapin e dytë të gabuar, duke u paqësuar me gjermanët, çka shënoi edhe hapin e parë drejt një bashkëpunimi të thellë të kësaj organizate me pushtuesit gjermanë. Po me kaq interes paraqiten në libër edhe trajtimi i disa ngjarjeve të rëndësishme të kësaj periudhe. Sigurisht që këto ngjarje janë trajtuar edhe më parë, por duke pasur parasysh trajtimin e diferencuar që u është bërë atyre, ato janë gjithmonë me interes të analizohen, bazuar në prurjet e reja dokumentare.
Gjatë trajtimit të zgjeruar të Kompromisit të Beratit autori shkruan se kjo “është një ngjarje që ka brenda enigmën, intrigën, rastësinë, emocionet dhe gjysmë të vërtetat, se aktorët kryesorë shqiptarë të ngjarjes kanë vdekur pa lënë dëshmitë e tyre, nuk është gjetur asnjë dokument i shkruar me tekstin e kompromisit etj.”. Pavarësisht vështirësive të sipërpërmendura, ai arrin që bazuar në burime dokumentare vendase të analizojë ngjarjen, duke na sjellë një panoramë të zgjeruar për ngjarjen e sidomos për kritikën që u ushtrua ndaj kësaj marrëveshjeje lokale disa ditore ndërmjet drejtuesve politikë dhe ushtarakë të ushtrisë partizane në qarkun e Beratit dhe ushtrisë gjermane. Autori vë në dukje se dokumentacioni gjerman për këtë ngjarje mungon. Në fakt, në botimin për marrëdhëniet shqiptaro-gjermane në shekullin XX (1900-1945) që shkruesi i këtyre radhëve ka botuar po në Akademinë e Shkencave në vitin 2020, duke iu referuar dokumentacionit arkivor të div. 100 gjerman është hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Ballafaqimi i burimeve vendase me ato arkivore gjermane, nuk lë shteg për hamendësime.
Autori ndjek në libër një linjë të qartë. Duke kritikuar si PKSH-në ashtu edhe nacionalistët, të përfaqësuar kryesisht nga Balli Kombëtar, ai ndjek logjikën e trajtimit historik të balancuar. Marrëveshjes së Beratit dhe takimeve të një majori gjerman me Enver Hoxhën i kundërvë bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me pushtuesit gjermanë, projektit të konfederatës greko-shqiptare të Mit’hat Frashërit i vendos përballë planin për krijimin e shtabit ballkanik nga jugosllavët e kështu me radhë. Të gjitha çka përmenda, autori i shtjellon në mënyrë të zgjeruar dhe duke përdorur burime të bollshme arkivore e historiografike. Sigurisht që, sikurse ndodh në shkencën e historisë, studiuesi argumenton tezat e veta dhe më pas janë të tjerët që gjykojnë mbi këto përfundime. Pa debat, nuk mund të ketë zhvillim të shoqërisë.
Sa i përket çështjes më problematike të kësaj periudhe, pra kontradiktave brenda forcave politike shqiptare, autori del qartë në përfundimin se shkaku i prishjes mes tyre ishte Enver Hoxha, duke bërë përgjegjës forcën e tij politike për prishjen e Marrëveshjes së Mukjes dhe për pasojat që pati ky veprim në kuadër të bashkimit të forcave politike shqiptare në një front kundër pushtuesit. Po ashtu, në libër analizohen edhe përpjekjet e dështuara të Ballit Kombëtar për të bashkëpunuar me PKSH-në në periudhën shtator-tetor 1943, si edhe arsyet e përplasjes së tyre të mëvonshme.
Një ndër tezat thelbësore që zhvillohet në libër është se përplasjet ndërmjet PKSH-së dhe Ballit Kombëtar ishin në kuadër të luftës për pushtet dhe jo si rrjedhim i bashkëpunimit të Ballit Kombëtar me pushtuesit e rinj gjermanë. Ndaj në Konferencën e Labinotit u përpunua strategjia e eliminimit të Ballit Kombëtar. Kjo politikë, sipas autorit, u qartësua në vijë ngjitëse nga 10-30 shtator 1943.
Autori arrin në këtë konkluzion duke referuar ndër të tjera edhe tri letra të Enver Hoxhës, që kanë thuajse të njëjtën përmbajtje, që ai i dërgon më 1 tetor 1943. Njëra i drejtohet gjithë komiteteve qarkorë të PKSH-së dhe dy të tjerat në mënyrë të veçantë i shkojnë qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës, ku Balli Kombëtar ishte më i fortë. Në këto letra çështja kryesore ishte udhëzimi në formën e urdhrit për qëndrimin që duhej të mbahej ndaj Balli Kombëtar. Në to theksohej se, tashmë me Ballin nuk mund të kishte më asnjë bisedim dhe ai do të luftohej si një organizatë reaksionare që i shërbente armikut. Më tej, autori shkruan se “letrat e Enver Hoxhës dëshmojnë pa asnjë mëdyshje se PKSH-ja ishte nismëtarja e veprimeve të armatosura kundër Ballit Kombëtar. Ajo nuk kishte ende arsye serioze për të ndërmarrë sulme të armatosura kundër grupimit rival politik. Kishte mëdyshje, rezerva, pakënaqësi e kundërshti, por këto nuk kishin argumente. Balli, jo si individë të veçantë, por si organizatë, deri në 30 shtator nuk e kishte kaluar kufirin kritik për t’u cilësuar bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë në qendër e në terren. Letrat e Enver Hoxhës nuk u provokuan nga Balli, por ato ishin një provokim për Ballin, një fakt i kryer, një nxitje për të sjellë sa më shpejt ballafaqimin e pritshëm që të gjitha gjasat paralajmëronin se nuk do të vononte të vinte. E vërteta historike është se PKSH-ja hodhi hapin e parë të gabuar dhe këtu ajo nuk mund ta fshihte përgjegjësinë e saj”.
Si rrjedhim, argumentohet më tej, të kërcënuar nga ky rrezik Balli Kombëtar ra në panik dhe bëri një gabim strategjik, duke dalë nga dilemat e orientimit dhe u bashkua me pushtuesin gjerman, nga frika e rënies mes dy zjarreve, çka u konkretizua me qarkoren e Mit’hat Frashërit të 7 tetorit drejtuar strukturave të Balli Kombëtar “për të pezulluar çdo operacion luftarak kundër forcave gjermane tash për tash”. Po ashtu, brenda ditës doli edhe një qarkore tjetër, ku forcat balliste urdhëroheshin t’u përgjigjeshin sulmeve dhe atentateve të forcave të PKSH-së me të njëjtën mënyrë”. Më tej, një përfundim tjetër në studim është se në “gjysmën e dytë të muajit tetor zona e luftimeve mes forcave të UNÇ-së dhe atyre të Ballit Kombëtar thuajse u shtri në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Por, një situatë e tillë nuk e zhvendosi FNÇ-në nga objektivi kryesor, që ishte lufta kundër pushtuesve gjermanë”.
Në fakt, teza e sipërpërmendur dhe ky argumentim nuk është krejtësisht i ri në periudhën e tranzicionit historik. Madje, ai i ka fillesat qysh gjatë kohës së luftës. Sigurisht që autori me përvojën e tij e sjell atë në një këndvështrim më të plotë. Ajo që mbetet e hapur ende për diskutim dhe që do ta shtjelloj më tej është pyetja nëse PKSH-ja në këtë kohë e kishte apo jo legjitimitetin për të trajtuar Balli Kombëtar si kundërshtar dhe rrjedhimisht ta luftonte atë tashmë edhe ushtarakisht.
Këtu vijnë në ndihmë përsëri dokumentet gjermane të luftës. Pikësëpari duhet thënë se qysh në ditët e para të pushtimit, komandat gjermane raportojnë si për masat e menjëhershme që u morën për të tërhequr në bashkëpunim forcat nacionaliste ashtu edhe për forca të caktuara nacionaliste që tashmë kishin filluar bashkëpunimin. Për datën 13 shtator 1943, gjeneralmajori gjerman Utz, i cili kishte detyrë operative mbrojtjen e jugut të Shqipërisë, ku edhe lëvizja partizane ishte më aktive, shkruan se bazuar në mungesë të forcave të mjaftueshme për të mbrojtur bregdetin dhe për të përballur sulmet partizane, duhet të bëhet mobilizimi i forcave nacionaliste shqiptare, të cilët duhet të luftojnë kundër komunistëve. Në këtë kuadër, më 13 shtator 1943 gjermanët dërguan me avion në Vlorë edhe Ago Agajn, i cili duhej të përgatiste atje kushtet e bashkëpunimit të nacionalistëve me gjermanët. Po në këtë kohë, gjermanët armatosën forcat e Kadri Cakranit si edhe forca të tjera nacionaliste të Ballit Kombëtar. Më tej, në një komunikatë informimi që mban datën 17 shtator 1943, që komanda gjermane shpërndau për trupat e saj thuhet se “grupime të veçuara nacionalistësh tashmë janë bashkuar me Wehrmacht-in gjerman për të luftuar kundër bandave komuniste. Pritet që me konsolidimin e situatës së brendshme ky bashkëpunim të forcohet më tej”.
Pas një hezitimi të parë të shkaktuar nga pritja e zbarkimit aleat në bregdetin shqiptar, në fund të muajit shtator 1943 u shtua numri i çetave nacionaliste të Ballit Kombëtar që bashkëpunonin me gjermanët, fillimisht në formën e dhënies së informacioneve për vendndodhjen dhe aktivitetet e formacioneve partizane: “Sipas një raportimi të pakonfirmuar të nacionalistëve, në rajonin e Bubullimës (13 km në Verilindje të Fierit”) janë mbledhur 700 komunistë me qëllim që të sulmojnë Fierin”, shkruhet në raportimin ditor të div. 100 gjerman për datën 28 shtator 1943.
Sigurisht që të gjitha këto zhvillime ishin të njohura nga gjithë shqiptarët. Milo shkruan me të drejtë se muaji shtator 1943 ishte përcaktues për qëndrimet e të dy palëve politike shqiptare ndaj pushtuesit, por edhe ndaj njëri-tjetrit. Tentativa në Mukje për të shpërbërë FNÇ-në nëpërmjet ngritjes së strukturave të reja, siç ishte Këshilli Ekzekutiv Provizor dhe duke mos njohur asnjë strukturë vendore të FNÇ-së të krijuara nga Konferenca e Pezës, përveç faktit që nuk jepte asnjë garanci për vazhdimin e luftës, duke pasur parasysh frymën e drejtuesve konservatorë të Ballit Kombëtar dhe premtimet që ata u kishin bërë gjermanëve që para Mukjes, por edhe të rrezikut të marrjes së pushtetit në tavolinë, nuk ishin garanci për PKSH-në. Forcat e Ballit Kombëtar lëviznin të lirë e të armatosur nëpër qytete dhe qysh në ditët e para të pushtimit, një pjesë e tyre tashmë luftonin përkrah gjermanëve. Po ashtu, nuk duhet harruar që Balli Kombëtar nuk ishte i “virgjër” në pikëpamje të bashkëpunimit me pushtuesit. Si mund të kuptohej ndryshe situata e krijuar në vjeshtën e 1943, kur Balli Kombëtar në Mukje arriti të marrë në dorë drejtimin politik të luftës dhe tashmë ushtarakisht kishte forca të Ballit Kombëtar që ishin bashkuar me pushtuesit gjermanë? Kështu që pikësëpari duhet të kuptojmë edhe kontekstin e kohës dhe intensitetin e zhvillimit të ngjarjeve. Më vonë, pasi gjërat u qartësuan, edhe vetë Enver Hoxha reflekton në Plenumin e Beratit, dhe e kritikon këtë vendim, duke lënë të kuptohej që duhet të ishte këmbëngulur më shumë për të shpëtuar nga Balli Kombëtar elementët me prirje antifashiste. Po ashtu, duhet theksuar se Mit’hat Frashëri në qarkoren e tij të 7 tetorit, nuk i referohet letrave të sipërpërmendura të Enver Hoxhës. Pra, kjo qarkore nuk mund të lidhet me qëndrimin e Hoxhës, sepse do të ishte përmendur, duke pasur parasysh sa e rëndësishme ishte.
Vendosja që Balli Kombëtar i bëri vetes në rolin e viktimës si gjatë luftës e pas luftës, nuk mund të shërbejë si argument justifikues për bashkëpunimin e tij me gjermanët. Pas refuzimit të qartë të vendimeve të Mukjes nga PKSH-ja, synimi kryesor i Ballit Kombëtar ishte asgjësimi i kundërshtarit politik me forcën e armëve të gjermanëve, për të mbetur kësisoj faktor i vetëm pushteti pas mbarimit të luftës. Opsioni i luftës kundër pushtuesit i vetëm dhe jo në aleancë me FNÇ-në mbeti gjithmonë i hapur. Sikurse një opsion tjetër ishte edhe qëndrimi neutral, çka ishte minimalja që mund të ndiqej nga Balli Kombëtar. Dhe nëse përsëri Enver Hoxha do të kishte urdhëruar goditjen e tij, atëherë roli i viktimës do të ishte tërësisht i justifikuar dhe sot do të kishim një perceptim historik tërësisht të kundërt për Ballin Kombëtar.
Një trajtim të zgjeruar autori i kushton edhe dimrit të madh të luftës, si rrethimi i shtabeve, rrudhja e LANÇ-it por edhe zhvillimeve politike si mbajtja e kongresit të parë të Ballit Kombëtar dhe kolaboracionizmit dhe antikomunizmit si koncepte dhe fenomene të shfaqura gjatë Luftës së Dytë Botërore, projektit të Federatës shqiptaro-greke si edhe enigmat e takimit të Enver Hoxhës me një major gjerman: “gati në të njëjtën kohë kur Balli Kombëtar filloi bisedimet për një marrëveshje për Federatën shqiptaro-greke, udhëheqja e UNÇL-së u përfshi në një proces bisedimesh, jo me nismën e saj, me përfaqësues të komandës së lartë të trupave gjermane në Shqipëri”, shkruan autori. Bëhet fjalë për disa takime të kryera në zonën e Beratit nga një major gjerman, i cili në fund të shkurtit dhe gjatë marsit mori kontakt me drejtues te ushtrisë partizane, përfshi edhe Enver Hoxhën. Qëllimi ishte arritja e një marrëveshjeje që palët të mos luftonin më njëra-tjetrën, shkëmbimi i robërve si edhe dorëzimi i kufomës së togerit gjerman von Essen, nipi i Herman Goering, i cili ishte vrarë e varrosur në Maknor, pranë Pezës.
***
Të gjashtë kapitujt e librit Shqipëria nën sundimin gjerman, Fillimi i armiqësive të hapura ndërshqiptare, dimri i madh i luftës, rezistenca shqiptare dhe aleatët në pranverë 1944, rënia dhe ngritja e pushteteve dhe fundi i luftës, fitorja e Shqipërisë Antifashiste qëndrojnë në harmoni me njëri-tjetrin dhe hedhin dritë mbi shumë ngjarje e zhvillime gjatë luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Autori e vendos theksin e studimit të tij në vlerat e padiskutueshme të luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nga njëra anë dhe në qëndrimin kritik ndaj forcave politike shqiptare nga ana tjetër. Metodologjia e ndjekur nga autori, ku krahasohen edhe tipare të përbashkëta të dy grupimeve politike shqiptare në lidhje me bashkëpunimin me pushtuesin besoj se do të hapë një diskutim interesant. Ky botim përbën një vlerë të padiskutueshme në diskursin historik të shqiptarëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
©️️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Mjerimi mendor nuk ka kufi. Tani eshte viti 2021 dhe jo 1944 !!!!!!!!!
Paskali i Milove me se fundi erdhi ne tezat e Agron Tufes. Bravo.
Me ne fund, edhe PASKALI na u puth me MILON.
Akoma historianët nuk i kanë sqaruar detajet e Luftës së Dytë Botërore, në një kohë që po afron Lufta e Tretë Botërore! Aktivititi i z. Milo është më shumë si politikan se sa si historian. Historiani nuk duhet të merret me politikë, sepse historia është ashtu si ka ndodhur, ndërsa politika ka spektër të shumëllojshëm. Z. Milo njeh periudhën e shekullit të XX, por bën gabime në Mesjetë, si në rastin kur tha se nëna e Skënderbeut ishte serbe, gjë që nuk është e vërtetë. Pa dokumenta, asnjëherë historiani nuk duhet të prononcohet.
Zoti historian me emrin “Marenglen”, besoj se e dini se cfare mban emri juaj: Mar(Marks) Eng (Engels) Len (Lenin). Ju sugjeroj ta ndroni kete emer se perfaqeson njerezit qe i kane shelle fatkeqesite mente medha njerezimit ne historine boterore.
paskali mire ben kur gjen letra e I boton por ben gabim kur perdor terma si provokim etj qe nuk I shkojne nje historian I sepse neser dalin letra te tjera e kalon topi tek pala tjeter etj… ler politikanin te spekulloje apo perdor gjerat per vote por jo historiani
O Mbas kal.bashkepunimi me pushtuesit ,pra njohja e pushtuesit nga balli nuk filloi me gjermanet,por qe me italianet.Reagimi ne keto 3letra vjen pas nje tentative per te larguar nga rruga e tradhetise ATA qe nuk kishin lyer duart me gjak.Por balli e kanalizoi si rruga drejte pushtetit.Kur vendi u ripushtua nga naziste ,balli u bashkua me ta ,pikerisht per pushtet.Po mire o Mbas kal,po’ krimet e deriatehereshme te ballit ,ku i le ti?Po’ mire more prof dok.Mbaskal po’ ca marveshje me grekun,per kufijte jugore te shqiperise ,kush i nenshkroi.A nuk perbene tradheti dhe keto.O mbaskal,lepi bythen e kalit dhe me kurajo ,dorzo titujt shkencore qe ke fituar qe ne ate kohe me historine e luftes se dyte boterore dhe ate antifashiste Nac-clir.Ose ke rrjedhur sot,ose na ke genjyer dje
historiani ?qellimisht prish rradhen e fakteve .tradhetarin e quan patriot dhe anasjelltas? kujt i sherben kjo ? Kuptohet jo Shqiperise jo historise jo te vetetes qe me deshmi sitregohet.f
E vetquejtura “Shqipëria Antifashiste” e pas dates 29 nentor 1944, ne fakt per tre vite rresht, qe nga data 23 gusht 1939 e deri me daten 22 qershor 1942 ishte “Shqipëria Pronaziste”.
E harruat ju (o falsikues te historise) Paktin Molotov-Ribbentrop (Stalin – Hitler) te firmosur me 23 gusht 1939 ne Moske nga ministri sovjetik Molotov i Stalinit dhe ministri i jashtem Ribbentrop i Hitlerit?!
Mbas ketij Pakti (Marreveshtje) me miratimin e Stalinit, Hitleri pushtoi Polonine, u fut ne disa vendet te tjera dhe pati shpinden e mbrojtur nga Stalini per tu futur ne Holande, Belgjike e France dhe sulmoi agersisht Angline.
Keshtu Stalini mori gjysmen e Polonise, u fut ne Letoni, Estoni, Lituani dhe sulmoi Finlanden. Perveç ketyre pushto Moldavine dhe disa vende te tjera.
Gjithe keto pushtime u bene vetem ne saje te Marrevshtjes se Stalinit me Hitlerin. Pra Stalini per tre vite ishte PRONAZIST.
Gjate tre vitve te para te luftes se dyte botrore komunistet shqiptar nuk kundershtuan dhe as e denoncuan Marreveshtjen e Stalinit me Hitlerin.
Mbas tre vitesh te kesaj Marreveshtje dhe pikrisht me daten 22 qershor 1942 kur Hitleri sulomi Bashkimin Sovjetik, Stalini u be ANTIFASHIST-ANTINAZIST. Atehere edhe ish Pronazistet tone u bene antinazist. LARAMANE TE THEKUR.
DHE KENI GOJE PER TE FOLUR O FALSIFIKUES TE HISTORISE.
Prandaj ka rendesi te kqyret nga vjen ky gjel pa pupla ,i sterilizuar nga dogma sllavo-serbe i quajtue Mar-engels-len,.Ky vjen nga Gramshi,,Por edhe fshatari me i humbur i Gramshit e ka nje gen shqioptarie ne gjak,se jane shqiptare.Ky marengleni duket sikur vjen nga Cetinja ose Kragujevaci.Eshte bir i regjimentit i kllonuar ne shkollen e kadetave te partise skenderbej..
A ka tradite ky militant komunist,,a ka kulture historike?
Lexova nje dite xhevdet shehun qe shkruante ,ka kulture gjermane,se paska bere shkolle ne Gjermani,.
Edhe Pol Poti beri shkolle ne Gjermani,por mbeti bishe aziatike.Edhe Kim Jungu beri shkolle ne zvicer,por mbeti bishe aziatike,;edhe Binladeni beri shkolle ne Angli,por mbeti kanibal Afrikan.
Ajo qe verej ne shkrimet e ketij bolsheviku te ri nga Gramshi eshte SELEKTIVITETI NE TRAJTIMIN E DOKUMENTAVE,.Vecimi nga konteksti i pjeseve qe i interesojne ,argumenti i genjeshtert me copeza dokumentash,.
PSH.Marreveshjen e Beratit Partizane-gjermane e trajton “disa diteshe”
As enver hoxha nuk e ka thene kete,sepse praktikisht kjo Marreveshje u zbatua per dy muaj tetor-nentor 1943 me pasoja te renda per popullsine e grabitur,dhunuar,perdhunuar te atij qyteti.Me gjere flasin raporti i Staraveckes,qe per shkak te turpeve qe kryen forcat partizane ne Berat kaloi me xhandarmerine shqiptare,kurse Kadri Cakrani jep nje pershkrim te hollesishenm te zbatimit te kesaj Marreveshje ne terren.Ky spurdhjaku nga Gramshi me kulture gjermane,,NUK PASKA GJETUR GJE NE ARKIVAT GJERMANE,per kete Marreveshje,..Per ushtarin e fundit,qe kaloi uren e Bahcallekut ne Shkoder,,midis 28-29 Nentorit ka gjetur plot,,edhe per ate togerin gjerman qe u kthye se harroi sahatin e xhepit ,duke gdhire 29 nentor,,ka gjetur,,poor per Marreveshjen e Beratit,,per Bisedimet e Helmesit,per terheqjen nga Tirana,per Disfaten e brigades 1 ne Lushnje,,per keto NUK KA GJETUR..Tre letrat e enver Hoxhes drejtuar Qarkoreve te Zones se pare operative per te luftuar Ballin me cdo mjet(nje nga keto letra i ra ne dore anetarit te rinise se Ballit Sejfi Protopapa dhe texti i plote i kesaj letre eshte botuar ne numrin e qershorit 1992 te gazetes Balli i Kombit),ky jo vetem nuk i ka pare,por edhe i bie hasha,megjithese jane botuar ne Vellimin historik te Paskal Milos,.
Qe do i dali boja shpejt ketij mashtruesi ,do i dali.
Ky eshte si ato katundaret qe kane grabitur tokat ne Tirane ,Durres dhe nxjerrin letra fallco ,.
Marengleni jo luften e partizaneve serbo-sllave,por nuk ka jetuar as kohen e qevapit enver hoxha,Eshte aktivizuar shume kohet e fundit ne lufte kunder kombit shqiptar,duke justifikuar masakrat serbe kunder shqiptareve vte Kosoves dhe Malsise shqiptare,nen pretekstin e Kolaboracionizmit. Sllavoruset sulmuan Ukrainen sot,,Neser do te sulmojne Mitrovicen,,Prandaj gerthet rioshi Marenglen kunder restaurimit te Kulles se Xhaferr Deves ne Mitrovice,.Aaaa per kete ka gjetur dokumenta.Dokumentat per Xhaferr Deven nuk i mungojne..Ruso-serbet ,jo sot,por edhe 200 vjet me pare kane nje makineri efikase rekrutimi ne Shqiperi,,sidomos keta shtresat e varfera,llum i proletariatit,fshatare shpellare.Aaa gjarper serbo-sllav ti gjarper serb,,
Ai koklopa nga Shenepremtja Kastriot Myftari duhet ta dije nga ka dale ky klysh gjarperi serb.
Sa i mençur e i ditur eshte ky Demo mavria, Demo zavalli!
Ka dhe kulture! Aferim!
Çfarë kulture ka Demo o Bashkim?! Ai vetëm vrerr vjedh, është fashist, ballist, zogist, serb, etj., gjithmonë në anën e atyre që janë pjellë e djallit.
A është e vërtetë së para disa dite dikush nga historianët,apo ndonjë intellectual I juaji,ka shkruar në të përditëshmet e Jueja,së në kohën e Skenderbeut, Perendimi iu paska drejtu Perandoris Otomane,që ta oku pojnë Shqiperin dhe Greqin, si Shtete te rezikshme Ortod
Okse, së po dojnë ME I okupu Perendimin.Për me e vërtetu këtë Ju Kisha dërgu një kopje të këtij artikulli
U mor vesh se cfare perfaqeson e cfare kulture ke jo vetem historike por edhe qytetare more zoteri por mos genje e shtremebero gjerat, ai Marengleni historian serioz jep te dhena edhe per marrveshjen e Gjin Markut ne Berat te marra nga arshivat gjermane qe as Milo nuk i dinte dhe asnjehere nuk ka dal blof, jepi Cezarit ate qe i takon….
Cdo diskutim rreth Ballit permblidhet ne dy pergjigje te verteta ndaj dy pyetjeve 1 A ka egzistuar mareveshja e ‘social demokratit ] Kelcyra me Komandantin Italian Gjeneral Dalmaco 2. A ka pasur pjesmarje ne qeverine e Kuslingut xhafer Deva nga Balli kombetar Tetor 1943 Nentor1944 Dhe Paskali shpeton nga mbrojtja qe u ben Kuislingeve me Thjesht po kane qene por ne ‘fumd’ te luftes 1043-1944 Diskutimet e tjera jane po them ……..keshtu thuhet……..etj etj etj etj
Fjalia e parë e shkrimit:”Balli nuk ishte viktimë!”, nuk korespondon me analizën që Kasmi i bën librit të Milos. Po ashtu në këtë shkrim nuk ka asnjë ‘replikë’, siç titulli e thotë, përkundrazi ka një rrjeshtim të problemeve që Milo ka trajtuar dhe që Kasmi jo vetëm nuk ia kundërshton, por i thurr ditirambe librit, duke ia miratuar të gjitha konkluziobet e tij, të cilat nuk janë konkluzione si rezultat i ndonjë studimi apo analize, por thjesht paraqitje,/citime, të akteve apo shkresave të kohës, të cilat jepen me gërma italike. Dhe ndër to, për t’i rënë shkurt, rezulton se Balli Kombëtar është viktimë, sepse është provokuar nga lufta që Enver Hoxha, i shpalli atij, nën diktatin e Miladin Popoviçit, dhe që e gjitha e ka zanafillën nga prishja e njëanëshme e Marrëveshjes së Mukjes, ku ndër të tjera përmendesh dhe Çështja Etnike, që e tërboi fare Popoviçin. Aty fillon dhe aty mbaron shkaku i Luftës Civile, dhe çfarë pasoj mbas mbarimit të Luftës. Zjarrvënësit e Luftës së shqiptarëve me shqiptarët, kanë qenë serbët, armiqtë hstorikë të shqiptarëve, e të paktën këtyre 200 vjetëve të fundit. Dhe këtë vetëm budallenjtë nuk e paskan kuptuar, se ata donin trojet shqiptare, pa shqiptarë, i morrën ato, por kur shqiptarët ua kërkonin përdornin të gjitha mjetet të mos ua lëshonin dhe kjo kështu deri në ditët e sotme.
Le të vërtitet si të dojë gjuha nga politikanët, historianët apo ata që u besojnë atyre. E vërteta është e qartë si drita e diellit një dhe vetëm një: Padrejtësia historike që u është bërë shqiptarëve. Të tjerat janë pasojë dhe retorikë: Ç’bëtë ju e ç’bëmë ne. Me kë ishit ju aleatë dhe me kë luftuat, si dhe kush e mori pushtetin etj etj. Të gjitha kishin në rrënjë problemin nacional, zgjidhjen e tij. Kishte për të idealistë dhe si gjithmonë ata humbasin, ashtu siç kishte dhe arrivistë e pragmatistë të cilët fitojnë dhe fituan. Por që për shqiptarët, qe si fitore e Pirros, mbasi u instalua një regjim i egër diktatorial. Pra ‘fitorja’ e të dytëve, jo domosdoshmërisht i vendos këta në anën e së mirës dhe të së drejtës historike. Gjithsesi është pozitiv fakti që disa historianëë, deri dje të indoktrinuar, po reflektojnë, edhe pse këto të vërteta u janë thënë prej kohësh, por si nga një pjesë e tyre ashtu dhe nga një pjesë e militantëve apo “veteranëve” janë konsideruar blasfemi. Paçka! Më mirë vonë se kurrë!
1. Enver Hoxha komandohej nga Tito.
2. Jugosllavet e kishin frike Ballin se pas luftes do kerkonte pavaresine e Kosoves.
3. Enveri nuk gjeti forca te dale nga kontrolli i komunisteve jugosllave, te cilet kishin kontribuar dhe instaluar ate te ishte “udheheqesi i pa diskutushem i luftes nacoinal clirimatare shqiptare”
4. Pas clirimit, ne takimin me Titon, kerkoi te njihej Kosova. Titi i tha se nuk kishte ardhur akoma koha.
5. Pas kesaj Tito filloj te perkrahi Koco Xoxen, nje komunist eksteremist, por jo politikan.
6. Enveri e nuhati kete dhe kur Stalini ju kundervu Titos Ai mbajti anen e Stalinit. Te gjitha flertet e Enverit me Titon u harruan pas vreasjes se Koci Xoxes.
7. Komunistet Shqipetare gjate “LNC” e kishin kuptuar se Enveri kishte perkrahjen e Titos. Por me qe Tito, sipas tyre, i merte urdherat nga Stalini, i rezultonte se Ai kishte dhe perkrahjen e tij.
8. Pra ka mundesi, qe shume komuniste me “ndjenje nacionaliste”qe ndoshta e kuptonin se cfare po ndodhte, nuk kerkuan apo mbeshteten lidhjen me Nacionalistet.
9. Me urdher te Enverit qene vrare me “anen e atentateve” shume individe te krahut tjeter si dhe partizane nacionaliste.
10. Ka mundesi qe keto informacine i tremben shume individe te kundershtojne Enverin kur e prishi me Ballin ne menyre perfundimtare sipas urdherat te komunisteve jugosllave.
Enver hoxha kurre nuk e ngriti ceshtjen e Kosoves me Titon,,ishte Tito qe ja kujtoi,ne nje diskutim te thjeshte ,jo zyrtar.Ishte Tito qe i tha:Nuk do te na kuptojne serbet.
Nje cope Miladin Popovic ja grisi Marreveshjen e Mukjes ne surrat enver hoxhes,e shau mbare e prape,,jo Te kerkonte enveri Kosoven para Titos.
Ti themi gjerat ashtu si kane qene.