Ballist Morina nuk do të lejohet të jetë në stadium më 8 tetor

redaktor
Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit. /r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Ballist Morina, i vetëdeklaruar si autor i ngritjes së dronit mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit, 14 tetorin e vitit të kaluar, nuk do të lejohet të jetë në stadium ditën e ndeshjes së kthimit me Serbinë. Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shlku.

Nuk dihet pse ky kushtëzim për kryetifozin kuqezi, që është lejuar të vizitojë Kombëtaren në hotelet ku grumbullohet, si në Kopenhagë.

Flamuri që u ngrit me dron nga Ballist Morina në Beograd, 14 tetorin e vitit të kaluar

mund të jetë ndonjë kërkesë e UEFA-s apo e Serbisë, kjo mbetet për t’u parë, por Ballist Morina do të jetë i detyruar ta shohë ndeshjen kualifikuese të 8 tetorit nga ekrani i televizionit. Mesa duket, mbetja jashtë e “njeriut të dronit” ka të bëjë edhe me masat e rrepta të Policisë së Shtetit për ditën e ndeshjes. Veç kësaj, në stadium do të ndalohet edhe simboli “Autochthonous”, për të cilin Ballist Morina ka kërkuar të drejtën e autorit, madje e ka marrë atë.

Ndër të tjera, sekretari i FSHF-së theksoi që Ballist Morina, ideatori i dronit të Beogradit, nuk do të jetë në stadium.

“Ministria e Brendshme, pra policia e shtetit, së bashku me SHISH kanë akses në sistemin online, ku janë shitur biletat, dhe secili prej individëve që ka blerë një të tillë do të kontrollohet më parë nga ato për të marrë aprovimin ose jo të ndjekjes së ndeshjes në stadium. Kjo varet nga ato vetë, pasi personat me precedentë penalë nuk do të lejohen.

Ndërsa, përsa i përket Ballist Morinës, me 100% e sigurt që nuk do të jetë në stadium”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *