Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
I nderuar z. Thano! Gazeta “Dita”, si për shumë shqiptarë edhe për mua është ushqim i përditshëm dhe e pazëvendësuar. Jam lexues i rregullt, por edhe kam shkruar e do vazhdoj më shumë në të ardhmen. Më vjen keq që nga radhët e kolegjiumit tuaj na del një i lajthitur si Andrea Stefani që më vjen turp që ka milituar edhe në ushtri, ku unë kam shërbyer prej 38 vjetësh. Do isha i lumtur që pronarët e kësaj gazete të ndritur, nipat e Jaup e Vehibe Dabulla, që kanë dhënë gjithçka për këtë popull e këtë vend, t’ia bëjnë të qartë z. Stefani dhe miqve të tij ballistë se nuk kanë vend në kolektivin tuaj të dashur e të respektuar nga të gjithë shqiptarët. Shpresoj që të gjendet mundësia e botimit të këtij shënimi të shkurtër. Me respekt, Abdyl Iljazi.
