Ballkani i hapur, Shqipëria përfiton/ Biznesi shikon me optimizëm heqjen e pengesave në kufij për tregtinë

entela

Pak ditë më parë, Shqipëria firmosi tre marrëveshje në bashkëpunim me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për krijimin e Ballkanit të Hapur.

Marrëveshjet synojnë të krijojnë një treg të përbashkët pa kufij doganor midis vendeve. Sipas të dhënave të INSTAT shihet se me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë kemi bilance negative tregtare.

Drejtuesi i Qendrës Shqiptare të Eksportuesve, Alban Zusi mendon se kamionët e Shqipërisë kanë hasur shumë pengesa nëpër dogana dhe prandaj janë krijuar edhe këto bilance negative. Ballkani i Hapur sipas tij është një mundësi për tu shfrytëzuar:

“Duhet të vëmë në zbatim pesë kushte përpara se të firmosim marrëveshjen e tregtisë së lirë. Reciprociteti i mallrave, kuotat mujore të importit, taksat mbi subvencionimin e produkteve dhe parimi i mbrojtjes. Nëse do bëhet në mënyrën e duhur, Shqipëria ka të gjitha kapacitet për të qenë përfituesja më e madhe nga kjo marrëveshje. ”

Tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja nuk i janë bashkuar akoma nismës, ndërsa pjesëmarrësit në Ballkanin e Hapur u shprehën se kjo është e ardhmja.

 

e.r/dita

Share This Article
5 Comments
  • Genjeshtra bajate

    Kjo mareveshje do e rrisi akoma me shume bilancin negativ te tregetise sone me keto dy vende te dhjera

  • Ti Mondi nuk ke nxjerre koken me pare si gjithe te tjeret , kur ke dale ne jete , por kembet , ndaj shikon kurdohere gjysme goten bosh , jo ate gjysmen tjeter !

  • Tregtia punon vetem kur ka interes.
    Shqiperia nuk prodhon dicka qe nuk ka ne Serbi, e kunderta ndodh, Serbia prodhon shume produkte qe Shqiperia nuk i ka dhe do i importoj.

    Pra cfare fitimi paska Shqiperia?

    I vetmi qe do humb jane prodhuesit Shqiptare.

    • sipas teje..kur shqiperia nuk prodhon cfare do humb..(ti thua do humbin prodhuesit shqiptar…por ata nuk prodhojne gje)
      nqse je mbi moshe 45-50 me kujtohet akoma vija e kuqe qe mbajti enveri kur u prish me jugosllavine …nen rrogoz akoma bente tregeti dhe frigoriferat obodin u shiten gjer nga vitet 90 ..gjithashtu me kujtohet shiteshin disa fshesa me korent nga vitet 80…ndersa kosova besoj se ka serbine importuesin numer 1 te mallit konsumit ditor..dicka qe nuk jam i kesaj fushe por duhet laps dhe leter te flasinm pa ngjyra nacionaliste te rreme..

      • hajduto!!
        deti ka deri diku të drejtë!
        për ato që nuk i prodhon shqipëria,duhet ti blejë diku,problemi është për ato që prodhon!!
        psh të marrim grurin!!
        sasitë e prodhuara në të dy shtetet është e ndryshme!!
        shqipëria prodhon për të plotsuar deri në një farë mase nevojat e brëndëshme,sërbia për vete dhe për eksport!!
        këtu lind problemi!!
        nëse ti nuk i vë kufizime si e thotë artikull shkruesi,ajo jo vetëm të shet pjesën që ti nuk e realizon vetë,por dhe të falimenton atë pjesë të prodhimit që ti e prodhon sot!!
        ky ishte një nga rastet!
        këtu flasim për ekonominë,dhe aspak për politikë!sepse po ti futemi dhe asaj!?
        dilet si rruar qethur!!
        në tregëti ka reciprocitet,sidomos në mallrat që prodhojnë vëndet në tregëti!!ka rregulla në këto mardhënje,ashtu si ka rregulla të tjera kur ti krijon një “treg të përbashkët” pa asnjë lloj dogane e ndalese!!
        një nga këto rregulla është,subvencionet që duhet të japin shtete që fitojnë më shumë për shtetet që nuk fitojnë aq shumë nga ky lloj tregu!!
        e deri më sot nuk kemi parë asnjë lloj sqarimi nga politika jonë!!
        kemi dëgjuar “vetëm ne fitojmë”,gjë që nuk ka gomar që nuk do të tallet nga të tjerët që ta pranojë!!
        një tregëti me sërbin “ku vetëm shqipëria fiton”!?
        a ja merr mëndja ndokujt se është e vërtetë!?
        se mund të ndodhë një gjë e tillë??
        që mund të dalë një copë idioti,që e mban veten për artist,tja fusë sërbëve??

        ps:or ti Alban Zusi”kamionët e Shqipërisë kanë hasur shumë pengesa nëpër dogana dhe prandaj janë krijuar edhe këto bilance negative.”,të jetë vetëm ky problemi!?
        do të thotë se ti dhe ata që merren me këtë punë duhet të shkoni e të kullosni gomerët!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *