Banorët e fshatit Lavdan, në Ballsh, kërcënohen çdo ditë nga vdekja për shkak të nivelit të lartë të ndotjes nga rafineritë e naftës të kompanisë “ARMO”, në pronësi të biznesmenëve azerbajxhanas.
Shtëpitë e banueshme janë shumë afër rafinerisë dhe përballen me ajër të ndotur dhe të dëmshëm për shëndetin. Djegia e karburantit krijon struktura benzenike, që mjekët e vlerësojnë si kancerin në mushkëri. Banori Bektash Skënderi, thotë se në këtë zonë kanë munguar investimet edhe pse duhet të ishte konsideruar si zona më e pasur.
