Komisariati i Policisë Mallakastër bëri dje arrestimin në flagrancë të të dyshuarve Armando Molla, 40 vjeç, Ermal Molla, 34 vjeç, të afërm dhe Leonard Deliu, 40 vjeç, banuesa në Patos. Burime zyrtare thanë se ndalimet u kryen pasi më datë 21 gusht, të dyshuarit kanë tentuar të vjedhin tubin e magjistralit të ndërmarrjes së naftës “Q.A.R. Patos”, në vendin e quajtur “Ura e Vjosës”, në Mallakastër. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, dosja i kaloi prokurorisë vendore për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim, e ngelur në tentativë”.
