Balluku: Çmimi i energjisë nuk do të rritet

Ornela

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se çmimi i energjisë nuk do të rritet.

Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Balluku u shpreh se në fund të muajit maj, qeveria do të ulet në tryezë me bizneset për të diskutuar për vazhdimësinë e situatës.

“Nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të aplikojë përmes paketës së rezistencës, mbrojtjen e abonentit familjar, e bizneseve të vogël. Në fund të muajt maj do të ulemi në tryezë me bizneset për të diskutuar se si do të vazhdojë situata”, tha Balluku.

Lidhur me abonentët të cilët do të paguajnë më shtrenjtë energjinë nëse harxhojnë mbi 700 kilovat-orë energji në muaj, Balluku tha se kjo është ende duke u analizuar nga qeveria.

Sipas saj, ka qenë kërkesë e vetë qytetarëve për të pasur një diferencim, midis përdorimit të energjisë për nevojë familjare, apo një përdorimi të shtuar i cili nuk i përket një nevoje bazike.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *