Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrit gjerman të Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale, Andreas Scheuer zhvilluan një takim në Leipzig të Gjermanisë, në kuadër të ministerialit “International Transport Forum”.
Me pjesëmarrjen e 36 ministrave të transportit nga e gjithë bota, Balluku dhe Scheuer diskutuan lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri si dhe investimet e huaja sa i takon sektorit të transporteve.
Temë e bisedës ishin gjithashtu edhe bashkëpunimi dhe mbështetja që qeveria federale gjermane i ofron vendit tonë sa i takon fushës së transportit si dhe sfidat e së ardhmes në këtë sektor.
Lajmin është bërë i ditur nga vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Gjatë darkës zyrtare të mbajtur në kuadër të ministerialit të “International Transport Forum” në Leipzig, ku marrin pjesë 36 ministra nga e gjithë bota, pata rastin të diskutoj nga afër me ministrin gjerman të transportit, Andreas Scheuer. Ecuria e reformave në Shqipëri, investimet e huaja në fushën e transportit në këtë moment kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por dhe bashkëpunimi e mbështetja që qeveria federale gjermane na ofron dhe në fushën e transportit dhe sfidave që kemi përpara, ishin temat kryesore të bisedës tonë”, shkruan Balluku.
Në katër muaj në detyrën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, kjo është vizita e tretë që Balluku zhvillon në Gjermani ku është pritur në takime nga përfaqësues të Qeverisë Federale.
b.b/dita
