VIDEO: Qeveria njofton hapjen e Bajpasit të Vlorës: Ja data nga kur do të mund të udhëtoni drejt bregdetit të jugut duke shmangur trafikun brenda qytetit

time

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka ndjekur mbrëmjen e sotme nga afër punimet për Bajpasin e Vlorës, një javë para hapjes për qarkullimin e automjeteve.

Balluku bëri me dije se në 16 korrik do të jetë e pranishme bashkë me kryeministrin Edi Rama në hapjen e segmentit, që do të bëjë të mundur që qytetarët të shkojnë drejt Jugut pa kaluar në qytetin e Vlorës.

“Ka ardhur momenti që ta deklaroj, që kjo rrugë do jetë e përfunduar në datën 15 korrik. Mbyllim të gjitha punimet. Do punojmë me Policinë Rrugore për ta kolauduar. Bashkë me kryeministrin dhe delegacionin e BE, pasditen e datës 16, ne do të hapim zyrtarisht këtë rrugë për kalim. Deri në 15 të gjithë së bashku të mbyllim edhe ato problematika që kanë ngelur! Për ta bërë të kalueshme, për tu dhënë mundësinë të gjithë qytetarëve të shkojnë drejt Jugut pa pasur nevojë të kalojnë nga qyteti i mrekullueshëm i Vlorës. Vlora do ngelet një sajt turistik dhe jo një rrugë kalimi në Jug. Pas 7 ditësh do jemi për festë dhe jo për kontrolle teknike në mesnatë”, tha Balluku.

Më herët ministrja tha se Bajpasi i Vlorës do të hapet për sezonin e verës për të çliruar trafikun në zonën e Radhimës dhe në hyrje të qytetit.

“Edhe njëherë në Bajpasin e Vlorës, sot një javë para përfundimit të kësaj vepre dhe dorëzimit të saj provizor, e cilësoj. Pasi ashtu siç kemi vendosur për të hapur Bajpasi për sezonin veror dhe për të çliruar të gjithë trafikun që mblidhet në zonën e Radhimës dhe në hyrje të Vlorës u kemi dhënë më forca kantiereve, punohet me tre turne. Pikërisht sepse duhet të hapet ky kalim. Ashtu siç u hap Bajpasi i Fierit provizorisht për periudhën e verës ashtu po ndodh edhe me këtë Bajpas”, tha ajo.

Balluku preku edhe çështjen e sigurisë rrugore. “Jemi të përqendruar tek sigurua rrugore. Unë shikoj që në ndryshim nga një javë më parë, dukshëm, janë përmbushur disa nga kushtet e sigurisë rrugore. Pra, rrjeta nëpër skarpate, semaforët që do vendosen në kalimet me një korsi sepse janë Bajpase provizore. I kemi kërkuar Policisë së Shtetit të vijë përpara se të dorëzohet vepra. Ne gjatë javës së fundit do të inspektojmë të gjithë rrugën, do presim nga ata sugjerimet që do na japin”, u shpreh ministrja.

Share This Article
11 Comments
  • Rrespekt per kte Ministri qe me nji korrektesi e seriozitet

    punojne per zhvillimin e vendit ne disa fusha .
    Rrespekt qe jeni kaq kumunikues dhe te rrespektueshem
    ndaj kerkesave dhe interesit te qytetareve shqiptare

    qe na sqaroni her pas here ,si i takon nji shoqerie njerezore .
    Ndryshe ishte me qeverrine e Kafshes se Vicidolit ,

    qe jo nuk komunikonte me qytetaret ,por i shpartalluan Shqiperise Buxhetin e Shtetit ,
    duke mos dhene asnji date e Plan per Projektin
    e rruges Durres -Morine
    ku ish Ministri Manikin Kllouni basha ,nga ajo rruge ,vodhi aq shume Miljona sa sot ka nderziat 4-Vila ne bregdete-

    Pra ka nji ndryshim Gjigand ndermjet ish Kafsheve dhe Hajnave ne pushtet PD-Lsi

    me Qytetarin ne Qeverri .
    Flm Ministre pune te mbare .Mos nxitoni ti inaguroni rruget ,pa i mbaruar gjithcka Perfekt .
    Asnji Shtres ,por Perfeksion e Siguri ,kte duam ne si shqiptare .

    • Pu pu pu pu Bundra Balluku Karthyesja e Hekurt, Ministre.
      Kush e qeveris ( vjedh ) Shqiperine.
      Te na rroje Bashkia e Tiranes me kryetar Pallosh Ramen.

      • Grepi ,

        ky stil tashme i skaduar antiRama .
        Grep primitive ,
        i zhytur noton gjithmon ne halen e antishqiptareve .
        Aty mundet me qit jashte veten krapin Primtive brrisha,
        ose noj kufome Prifti Grek .

        Asgje tjeter .
        Shqiptaret ju njohin tashme mire dhe ju a njohin Gjuhen
        juve ,
        ato qe keni bo vet ne Pushtet dhe jeni vet ,ja vishni
        Qeverritarit ne menyren me banale .
        Ksaj Loje banale i ka dal tashme boja .

        We are Over …
        per te gjitha krijesat ka nji fillim dhe nji fund .

        Dhe Fundi juaj tashme ka arritur .

  • Po kjo qenka rruge e ngushte fare more .

    Aty do behe aksidente do copetohen makinat

    Ci bejne keto rruge si ruge dhish mor vella

  • “Bravo” ti qe i thua ministres bravo (megjithse i thuhet brava) por Berisha beri rruge sa 10 fishi i Rames e Belindes por nuk i thuhet kurre bravo sepse as njeri dhe as tjetra nuk e meritojne perkundrasi,megjithse e kane per detyre jo vetem nuk e kane kryer por dhe aq sa kane bere shumicen e kane vjedhur.

    • vlonjati,

      sigurishte ke te drejt ,korrekt ne Italishte = “Brava ”
      mirpo un e pershendeta ne shqip , jo Italishte .
      Krahasimi jot me Kafshen e Vicidolit eshte jo qesharak ,
      por O r d i n e r .
      E para Kafsha e Vicidolit ,nuk ka bere aspak me shume rruge dhe qellimi i tij nuk ka qen kur ti sherbeje shqiptareve ,
      por per qellime Elektorale dhe Fitmi personal , Vjedhjen e Buxhetit te Shtetit ,
      qe e dijne gjithe Shqiptaret dhe Bota madje mire , dhe Vilat e Lalzit etj neper Shqiperi jane FAKTI i dukshem i Vjedhjeve Monstruoze te Shpellarit dhe Lakejve te tij ,

      por edhe ato rruge qe u bene i doli asfakti nji jave mbas Inagurimeve te shiritave me ato Gershere ,qe i duhet prer Hunda e nen turinjte e ngerdheshur si putane rrugesh .

      Nuk kane asnji efekt Komentet tuaja neper halete Mediatike ,duke shkruajtur Brockulla e u bere me idiote sa jeni para shqiptareve ,
      sepse shqiptaret , ja njohin mire Surratin e Pidhit te Lopes se Shqyer saleh Hamut brrishit se kush eshte !!!

      Kaq injorance e antishqiptari duhet ti kursehet shqiptareve , sepse nuk ju a kan borxh Brezat e rinje o tru i papergjegjshem .Nuk jeni fisi guru i fiseve Afrikane ne xhungel ,por jetoni mes njerezve ,prandaj boll me kto idiotizma e mesoni te duani Atdheun me shume se cdo shkerdhate antishqiptare .

      • Shoku ti qenke vartes i Beles se infrastruktures se nuk ka mundesi. Ne nuk jemi inorante dhe ne Shqiperi jetojme . Ky projekt ka 7 vite qe sorrollatet dhe shyqyr qe mbaroi. Sa per standarte te rrugeve shiko pak ate te Borshit qe u shemb pas nje viti , kilometri tek Astiri vajti 20 ml euro gjasme nga amerikanet e vulosur nga bodrumet e Darmianit, rrugen e Arberit qe as per rruge dytesore interurbane nuk ben etj . Po m.q.se te paguajne per sufllaqe haje te befte mire .

  • E para as bravo e as brava nuk eshte shqip por jane te dyja italisht dhe ndryshimi eshte vetem per seksin kujt ja adreson,mashkullit apo femres , ndersa pergjigjen per pjesen tjeter te diskutimit qe ke bere ta ka dhene sufllaqja e infrastuktures. Surratin Berishes ja njoh mire dhe une por ne ndryshim nga ty un perveç Berishes njoh dhe sorratin e Rames dhe Ballukut.

  • Rama ka plot kusure, por Vloren, eshte vetem Rama qe e beri, ndersa Saliu I hodhi bomben atomike per njezete vjete dhe bashke me te edhe drogaxhinjete dhe trafikantet e Vlores.

  • Nuk do kemi me hapje te trupit te ures, thote Belinda..
    Dhe kjo ure do te jete…etj etjera etjera..ure. Qe eshte ure ure eshte..po ca do Belinda ne mes te nates sikur ka emergjence kombetare, kete nuk e kuptoj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *