Baloteli sërish problematik, cigare në dhomat e zhveshjes?

Ornela

Ka qenë një debutim i mirë i Mario Balotelit mbrëmjen e djeshme ndaj Juventusit, ku Breshia e tij gjithsesi u mund me shifrat 2-1.

Megjithatë më tepër se për performancën, të gjithë tashmë po flasin për këtë video që po qarkullon nëpër rrjet ku duket sikur Baloteli pi cigare në dhomat e zhveshjes.

Kamerat kane hyrë në dhomat e zhveshjes pak përpara fillimit të ndeshjes dhe duket që Mario ka diçka në gojë. Pamja është shumë e shpejt, por nga sa dallohet nga një shikim i thjeshtë ngjan sikur po tymos një cigare, por lëvizja e kameras është shumë e shpejtë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *