Mario Balotelli është pranë kalimit tek Milani. Agjenti i tij, Mino Raiola, është takuar në Londër me drejtuesit e Manchester City dhe kanë arritur marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt. Marrëveshja për Balotelin kap vlerën 20 milionë euro plus 3 milionë euro bonus. Marrëveshja i ka habitur të gjithë pasi pak ditë më parë, vetë Berluskoni e cilësoi futbollistin “mollë e kalbur”. Mendohet se sulmuesi italian ka pranuar të ulë rrogën e tij vetëm e vetëm që të kthehet të luajë në Itali.