Balotelli: Jam i lumtur te Milani, ndihem vetvetja

anazapta

“Jam i lumtur që luaj në këtë skuadër të madhe, mbi të gjitha në momentet e vështira, pasi në momentet e lehta janë të aftë ta bëjnë të gjithë, ndërsa në ato të vështirat duhet të nxjerrësh më të mirën nga vetvetja”. Janë fjalë prej lideri ato të Mario Balotellit në intervistën e tij më të fundit, ku bën dhe bilancin e vitit të tij të parë me fanellën kuqezi. “Tani jemi në një situatë më të mirë se pak kohë më parë, po dalim nga periudha e vështirë pak nga pak. Ritheksoj se jam vërtet i lumtur që jam te Milani. Kam kaluar një vit vërtet të bukur me fanellën kuqezi dhe shpresoj të vazhdoj kështu.” Më pas SuperMario shpjegon edhe rolin e tij në brendësi të dhomave të zhveshjes. “Unë jam i rëndësishëm si gjithë shokët e tjerë, si dhjetë të tjerët që zbresin në fushë me mua, apo ata që rrinë në stol ose në tribunë. Është normale që duke qenë një sulmues, me golat kam më tepër mundësi që të udhëheq skuadrën dhe kam disa përgjegjësi më shumë, por unë jam i lumutr që kam mundësinë për të udhëhequr skuadrën.”

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *