Balotelli ngjyroste lëkurën që të mos shihej se ishte i zi?!

redaktor

Mario Balotelli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Britani. Mediat e atjeshme zbulojnë një informacion: si fëmijë, italiani e ka ngjyrosur lëkurën e tij në përpjekje që të mos shihej se ishte i zi.

Ky lajm është publikuar nga tabloidi The Sun në vazhdën e akuzave të fundit ndaj tij për racizëm dhe anti-semitizëm.

Kujtojmë që futbollisti 24-vjeçar ditë më parë publikoi në rrjetet sociale një imazh të karakterit të videolojës, ‘Super Mario’, krahas një stereotipi racor dhe një shënimi anti-semit.

Aktualisht sulmuesi i Liverpoolit është duke u hetuar nga Federata Angleze e Futbollit, ndërsa dënimi i tij mund të shkojë deri në pesë ndeshje pezullim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *