Balta që i kthehet mbrapsht

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Më vjen vërtet keq që z.Basha nuk ka mësuar asgjë nga këto vite të sistemit që jetojmë. Denoncimet bëhen gjetiu e jo nëpër konferenca shtypi. Ndryshe Edi Rama rron 100 vjet. Mënyra e degradimit dhe e baltosjes së kundërshtarit pa fakte është tërësisht elektorale dhe pa asnjë efekt publik, sidomos kur është bërë “bozë” fare.

Nuk e di si e percepton Basha, por po bëhet krejt i pabesueshëm me “ishte-t” e tij duke dëmtuar rëndë imazhin e një opozite parimore dhe bindëse në ato që thotë. Të kërkosh besim tek njerëzit, duhet ta fitosh atë. Nuk besoj se ky tip kryetari opozitar do ta fitojë ndonjëherë. Më vjen sinqerisht keq, megjithëse është me “ishte”. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *