Balta

Ornela
Kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe Komandanti i Gardes Ndrea Prendi, gjate nje takimi me drejtues te Gardes se Republikes, ku kryeministri Berisha i ka pergezuar ata per qendrimin qe mbajten ne demonstraten e 21 janarit.

Nga Sevo Tarifa

Balta është pasuri e pallogaritshe e natyrës. Dihen vlerat  e mëdha të saj. Përpunohet dhe përdoret nga njerëzit sipas nevojave të tyre jetësore. Të mirave të baltës s’ka pse t’u shtojmë  dhe një “funksion” tjetër: të baltosim  njëri-tjetrin. Fragment pis i zi historie…

Baltë “politike”?!

Balta siç është e shuan zjarrin. Balta politike e flakëron më shumë zjarrin. Dhe mban prush, të ndezur. Le ta lëmë baltën ashtu siç është, me ngjyrat e ndryshme obiektive, siç ia ka dhënë natyra: kafe, të zezë, bojë qielli të hapët, të kuqe etj. Sa keq, kur i jepet “ngjyrë politike”! Në këtë rast balta “kthehet në barut të thatë” dhe shkëndia shpërthen zjarr! Kjo bie në sy sidomos sot, në pluralizëm, ku njerëzit bëjnë pjesë në jo pak parti politike të ndryshme dhe veprojnë duke i hedhur baltë njëra-tjetrës. Uniteti dobësohet, thyhet. E  kështu balta bëhet “politike”. Nuk është fjala në kuptimin metaforik, figurativ, por konceptual, ideor, praktik, se balta është “luftë” ndaj kundërshtarit politik.

Thelbi politik i baltosjes përbëhet nga vese të këqia te njerëzve. Ndërsa virtyti është i bardhë, vesi është i zi. Ndër të tjerë, “tri janë veset që duhen shmangur: urrejtja, zilia dhe përçmimi”.  (Seneka). Veset e këqia e bëjnë një parti, një grup njerëzish ose një individ, që baltën t’ia hedhin kundërshtarëve politikë. Harrohet se me këtë veprin njëherazi secili baltos veten.  Para se të baltosësh kundërshtarin politik, baltën, pa dashur e ke hedhur ne fytyrën tënde.

Prirja për të baltosur ka në plan të parë urrjetjen ndaj kundërshtarit politik. Zakonisht urrehen ata që ecin më përpara se ti, ata që janë ziliqarë negativë, smiranjozë, xhelozë;  ata që ti jep e merr e nuk i arrin dot. Këtu e ka burimin urrejtja, që është esenca e baltosjes politike. ”Zemra  që di të urrejë, është e pamëshirshme”. “Mund të bësh shumë gjëra me urrejtjen, por shumë më tepër me dashurinë” (Shekspir). Kush baltos dëmton jo vetëm atë kundër të cilit  hedh baltën, por baltoset edhe vetë. Kjo shfaqet në mënyra të ndryshme: në përbuzje, në shpifje, në sharje, në akuza, në arrogancë, por dobësimin e shëndetit, me shqetësime nervore, inatçore, hakmarrëse. “Urrejtja dëmton shëndetin”. (Dekart).

Baltosa ka një bazë politiko-morale. Politika nuk mund të bëjë pa një themel moral. Urrejtja që çon në baltosje dëmton miqësinë, harmoninë. Morali njerëzor kërkon të mos urrehet njeriu, por veset e tij, të cilat janë të kundërtat e virtyteve. Është si puna e mjekut që lufton jo pacientin, por sëmundjen. Mirëpo në jetë ndodh që bashkë me veset urrehet dhe luftohet njeiu! Urrejtja “është kancer në shpirt”, plogështon dhe pezmaton zemrën. “Vetëm shpirtmirësia pastron çdo urrejtje. Ky është ligj i pandryshueshëm”. Kush ka urrejtje nuk mund të ketë dashuri. Urrejtja e privon njeriun nga qetësia shpirtërore. Përfytyroni një njeri që balltos, është njëlloj si ai që gërmon me kazëm e lopatë dhe mbledh baltë, të cilën e bën “topa-topa” dhe ia hedh partisë tjetër politike kundërshtare, ose njerëzve të veçantë, për t’i “groposur”. Dhe kështu thellohet përçarja midis tyre.

Shigjeta blu

Sot në skenën politike midis partive politike kryqëzohen shigjeta të ndryshme. Në sfond duken sdomos shigjeta blu. Kjo ndodhi me Partinë Demokratike kur ra nga kali në dy zgjedhjet e fundit politike e ato vendore dhe u kthye në opozitë. Që të nesërmen ajo nisi baltosjen: në vend që të fillonte të bënte analizën për shkaqet e humbjes, lëshoi shigjeta njëra pas-tjetrës kundër Partinë Socialiste dhe Qeverisë e saj. Dhe shkaqet “i zbuloi” dhe i “vulosi” në akuzat gjithë baltë se “votat u vodhën”, “u blenë me para të pista të drogës” etj. Por bëhet pyetja: njeriu i mençur nuk beson se ata mijëra e mijëra votues që nuk ia dhanë votën partisë së tyre, janë mashtruar, janë korruptuar. Pse kaq shumë shqiptarë  janë blerë e shitur?!

Gjetkë fle “flepuri”. Ata qinda-mijë anëtarë ose simpatizantë pëdëistë, që s’morën pjesë në votime ose votuan kundër partisë së tyre, a nuk tregon kjo se s’janë të kënaqur nga udhëheqja  qendrore, prandaj ky është një shkak që partia ku militojnë humbet. E vërteta është se “Kur një politikan nuk pranon humbjen apo fitorten, ai vend nuk mund të ndërtojë kurrë demokracinë”. (Solon). Duke mos u bërë analiza e partive humbëse, në vend që të gjenden shkaqet subjektive e objektive, ndiqet rruga më e lehtë: baltë politike, baltë kundër partisë fituese, duke e parë veprimtarinë e saj me syza të zeza. Dhe vepon në praktikë me propagandë helmuese, mashtruese, rrezja e së cilës shkon deri dhe në botën e jashtme, mik pas miku, ndoshta dhe duke  paguar, për mbështetje, për të shkruar e folur në favor të partisë humbëse, mjafton të dëmtohet partia kundërshtare fituese.

Tipikja e opozitës së sotme është propaganda e saj jo reale. brenda dhe jashtë vendit, shqip dhe në gjuhë të huaj, edhe me miq të veçantë, të njohur, të besuar, duke shkuar atje ose që vijnë në Shqipëri, një “avaz”: baltosje e arritjeve pozitive dhe hiperbolizimi i të metave, dobësive e mungesave, gjë që është antishqiptare.  A nuk e pamë më së miri këtë në vajtje-ardhjet jashtë vendit për të joshur miq se “në Shqipëri Qeveria është e lidhur me krimin”?! Apo e ashtuquajtura protestë e 26 majit, që vuri në shenjë rrëzimin e Qeverisë Socialiste, se “është një organizatë me kriminelë” dhe Kryeministri “është kryemafioz”? Pse u zhvillua kjo protestë, (që Berisha e quante “revoltë”) pikërisht në prag të shqyrtimit të negociatave me Shqipërinë nga Këshilli i Bashkimit Europian në qershor? Mjafton kjo që opozita ndryshe flet e ndryshe vepron: me fjalë është pro hapjes së negociatave, me vepra është kundër dhe akuzon se “Pengesë e negociatave është Kryeministri”, se “nuk mund të ketë negociata pa larguar këtë kryeministër”! E ka një hall opozita: do që këto negociata të mos zhvillohen sot, me Qeverinë socialiste, por nesër, “kur të vijnë në fuqi opozita e sotme”! ”Peshku në lumë, tigani në zjarr”…

Udhëheqja e PD dhe LSI, e kanë gati baltën për t’ia hedhur në çdo kohë e për çdo gjë kundër Partisë Socialiste. Mjafton të shohësh shtypin e tyre ditor: “55-ën “e pavarur”, Rilindjen Demokratike” tani dhe “Integrimin”! Për qëllimet e tyre s’kanë as durimin, “gjykojnë” para kohe, para organeve të Drejtësisë. Shumë njerëz pyesin: pse veprohet duke “kurdisur” e dëgjuar një “Babale” dhe nuk pritet të mbarojë Prokurioria dhe Gjykata pastaj të kërkohet dorëheqja ose jo e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj?! Padurimi që në këtë rast është shprehje e urrejtjes, e mllefit, i bën opoziarët të baltosin, të flasin para kohe, të nënvizojnë tezën: si mund të jetë ministër një njeri që ka vëllain të  dënuar 7 vjet e dy muaj dhe e ka fsheur këtë krim? Pyesim: pse s’kanë vepruar më parë ministrat e Brendshëm të PD, Luli e Noka, që kanë qënë pikërisht në atë kohë? Por këtyre nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë! Opozita e kursen baltën se i duhet vetëm për kundërshtarët e politikë.

Ata që kanë folur e flasin për biografi të njerëzve në kohën e monizmit, futin sot në një thes njerëz për vëllain apo kushëririn e tyre. Dhe e heqin veten “parimorë”, “vigjilentë”, “mbrojtës të demokracisë”. Por hidhen përpjetë nëse ndonjë “thumbon” me kritikë  se “edhe sot në demokraci ka luftë klasash, bile më shumë”.

 Tri periudha  

Balta është hedhur e hidhet nga periudha në periudhë. Periudhat janë vazhdim i njëra-tjetrës, kalim i pandërprerë nga e shkuara në të tashmen dhe nga e tashmja në të ardhmen.  “Nëse hapim një luftë midis të kaluarës dhe të tashmes, ne do të shohim se kemi humbur të ardhmen”. (Çërçill)  Po në ç’raport janë sot tek ne këto tri periudha nga pikëpamja politike?

Janë të lidhura, me karakteristika të përbashkëta e të veçanta. Shtrihen në kohë dhe në hapësirë. “Duhet menduar për të ardhmen, por edhe e tashmja nuk duhet lënë pas dore. I mençuri nuk pranon të vuaj sot, për të qenë i lumtur nesër”. “Njeriu shikon të shkuarën me ngashërim, të ardhmen me shpresë, por asnjëherë nuk është i kënaqur nga e tashmja”. (Sami Frashëri)  Nënvlerësimi i një periudhe është edhe nënvlerësim i periudhës tjetër në vazhdim, e cila nga baltosja ka vetëm humbje.

Tani në tranzicion nuk flitet pak kundër periudhës së shkuar “komuniste”. Gjithnjë baltosje. Ç’nuk thuhet kundër saj nga demokratikas. Shigjetohet kjo periudhe, që të rritet vlera e periudhës së sotme të pluralizmit. Goditen personalitete të asaj kohe, që të fitojnë diçka për autoritetin e tyre disa “gjahtarë” sot!  Do të doja të shkëpusja një paragraf nga një letër e një zonje disa kohë më parë: “…A duhet të kthejmë kokën pas e të kujtojmë të kaluarën? Nëse e bëjmë këtë na akuzojnë si komunistë. Ky është dështimi ynë si komb. Ne mohojmë të kaluarën. Një njeri që mohon të kaluarën e tij sado e hidhur që të ketë qenë ajo, nuk mund të ketë të ardhme. E kaluara jonë “komuniste” ka jetën e prindërve tanë dhe të fëmijëve tonë. Aty mbeti djersa e derdhur në vite, rinia dhe bukuria e tyre. 60-vjetori atë kohë nuk ishte një ditë dhimbjeje pa kufi, por ishte një darkë e ngrohtë, një tortë e ëmbël me urimin e bukur “E gëzofsh pensionin”. Këtu prindërit tanë bëhen nostalgjikë e psherëtijnë në heshtje për të kaluarën. Mirënjohje dhe respekt thinjave dhe rrudhave të prindërve tanë!”.

Nuk është vështirë të zbulosh të mira e të këqija në mendim, në gjykim, në praktikë, në metodë, në punë e në jetë të periudhave që i kalojnë stafetën njëra-tjetrës. Po krahas vazhdimit me besnikëri të taditave e të virtyteve të brezave paraardhës, gjejmë edhe subjektivizma, indiferentizëm, inate, shpifje, ofendime, hakmarrje, mohime etj. Njëkohësisht trashëgohen me realitet, drejtësi, ndershmëri, dashamirësi, tolerancë. Por “Në qoftë se peshon trupin një herë në vit, trurin peshoje çdo ditë”.

Në fakt, sot, këmbana bie më tepër për të kaluartën, se sa për të sotmen dhe për të ardhmen. Edhe pse kemi 28 vjet në tranzicion, nga koha në kohë, nga ana e Partisë Demokratike dhe e aleatëve të saj, LSI e të tjerë, përmenden jo pak të vdekur, flitet e shkruhet për “krimet” e tyre, por s’u “vete zëri në vesh” për të gjallët që kanë drejtuar ose drejtojnë pushtetin aktual, të cilët duhet të përgjigjen për çështje të mëdha, që janë ose jo në proces gjyqësor, që personat fajtorë të mos mbrohen, të mos ndërhyhet e të mbyllen procese si 21 janari, Gërdeci, abuzimet në ndërtimin e rrugës së kombit etj. Ose denoncohen akte të korrupsionit të këtij apo atij pushtetari dhe prokuroria hesht, ndërhyn dikush nga politika. Kurse gjykatat dëdojnë “të vegjël” dhe jo “të mëdhenj”, ose dënimet janë minimale apo mjaftohen me gjoba! Dhe akoma më tepër është e nevojshme të ketë pohime e alternativa për të ardhmen, jo me fjalë por me vepra. “E shkuara ka kaluar, e tashmja po kalon, nëse ka gjë për të cilën duhet menduar,- kjo është e ardhmja”. Prirja e përgjithshme të jetë: ta shohim çdo periudhë si të ishte Diell, që edhe pse ka njolla ndriçon…! Prandaj “Të gërmojmë në të shkuarën, të mbjellim në të sotmen, të plehërojmë të ardhmen”.

Nihilizmi  

      “Ashtu si nuk mund të ketë hije pa dritë, ashtu nuk mund të  ketë të mirë pa të keqe”. (A. Musse) “Ai që dëshiron të hajë arrën, duhet të heqë më parë lëvozhgën”(Plutarku). Hiqi lëvozhgën arrës, del thelbi. Kështu del edhe thelbi politik i nihilizmit, i pohimit dhe i mohimit.

Të mohosh, do të thotë të mos përfillësh të mirat e një periudhe të caktuar historike, në këtë rast të mos pranosh  arritje të socializmit; t’i heqësh vizë çdo rezultati pozitiv të kohës së monizmit, të quah zero çdo gjë, të vrojtosh e të vlerësosh vetëm të metat e dobësitë ose t’i shtrëmbërosh ato; të shohësh vetëm anët e zeza, të kthesh në minus, plusin, në antivlera vlerat. Pluset janë më shumë se minuset.“Të mirat janë gjithnjë më tepër,veç duan mend, mund e djersë lumë: prapësirat kryhen shpejtë e lehtë, por rrojnë pak e vdesin shpejt. Ato nuk janë për të gjallin, se nën’e babë kanë djallin”. Të mohosh arritjet e periudhës socialiste, heq një pjesë të historisë kombëtare, ështe njëlloj sikur t’i heqësh një pjesë trupit të njeriut.    

      Të  pohosh të mirat e të përparuarat e kohës së monizmit, do të thotë të flasësh për arritjet, përvojën pozitive, pa u trembur se “po kthehet komunizmi” (?!); të zbulosh e të përgjithësosh atë që është racionale; të marrësh zjarrin që flakëron dhe jo hirin; të kuptosh  e të shpjegosh të vërtetën e gjendjes, të punëve, efektivitetin e forcës së vetme politike, që ka udhëhequr vendin; t’i konfirmoshë këto me fakte dhe të shprehësh realitetin, të mbrosh të drejtën. “Drejtësia është dielli” (V. Hygo)  

Rruga e drejtë dhe e vetme për të pohuar e mohuar është: të thuash ç’është e mirë e ç’është e keqe. Të mos jesh i njëanshëm duke pranuar njërën pa përfillur tjetrën. Të jesh objektiv dhe jo subjektiv. T’i shohësh paralelisht të dyja anët, pozitiven dhe negativen; të gjykosh pastaj të dënosh. Të mirën pohoje, të keqen mohoje. “Kur dëgjoj ndonjë fjalë të ligë për ndonjë njeri, më ngulen gjimba në zemër, kur dëgjoj fjalë të mira për ndonjërin, ndjej një kënaqësi të ngjashme me aromën e luleve më të bukura”. Le të ndalemi në disa drejtime konkrete: (Poet kinez)

     “Lufta Civile”?! “Askush nuk lufton në betejë me aq shpirt të paepur, sa ai që lufton për atdheun e vet” (Demosteni). Luftërat, pavarësisht nga qëllimi dhe karakteri i tyre, të gjitha ngjyrosen me të kuqen e gjakut që derdhet “me okë”. Dhe gjaku në të gjitha pikat gjeometrike është i kuq. Ç’është lufta jonë, zjarri i së cilës çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj: është Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare apo luftë civile? Përgjigjja e kësaj pyetjeje është një vijë ndarëse midis të majtëve e të djathtëve në vendin tonë. Për këtë çështje kanë folur e shkruar luftëtarë fitimtarë dhe gjoja patriotë, pseudohistorianë, gazetarë e shkrimtarë.

Në vendin tonë “nuk kishte luftë civile, por kishte luftë kundër fashizmit. Luftëra civile nuk bëhen në pushtim, por bëhen pasi ikën pushtuesi, ku palët kërkojnë të marrin pushtetin. Ka plot luftëra civile: u bë në Spanjë apo në Amerikë, ku luftoi Jugu kundër Veriut, por në atë kohë atje nuk kishte pushtues. Jugu ishte pro skllavërisë së njerëzve me ngjyrë. Ndërsa Veriu ishte me Linkoinin dhe, më parë, me Xhorxh Uashingtonin dhe luftoi për heqjen e skllavërisë. Ajoi shte luftë civile. Në Greqi, pasi iku pushtuesi, ata donin të ndanin pushtetin. Po kështu edhe në Rusi midis Ushtrisë së Kuqe dhe Bjellogardistëve u bë luftë civile.   Pra, në Shqipëri nuk kishte luftë civile”. (Dritëro Agolli)

Është e qartë se kush e konsideron Luftën çlirimtare një “luftë civile”, ai mohon një të vërtetë të madhe- luftën me armë të 70 mijë partizanëve, që luftonin me parullën “Vdekje fashismit-Liri popullit”; mohon këngët e luftës, që u ngritën në zjarrin e saj dhe gjëmonin në male edhe në qytete, nënë hundën e pushtuesve dhe veglave të tij vendës. Lufta është luftë. Nuk mund t’u thuhesh ballistëve, që ishin bashkëpunëtorë aktivë të pushtuesve dhe i udhëhiqnin këta në arrestime, në burgosje, në internime, në vrasje të atdhetarëve, në djegije shtëpijash etj: largohuni, o vëllezër shqiptarë, se ne do qëllojmë kundër gjermanëve. Dhe predha partizane do shkonte në mish të pushtuesit dhe të ballistit. Dhe bashkë me pushtuesin vritej edhe kolaboracionisti.

Vijon…

 

 

     

 

 

Share This Article
17 Comments
  • o xhaxhi sevo
    e di si është muhabeti??
    për sa kohë jemi të tillë,si shkruanti,njerëz me “urrejtja, zilia dhe përçmimi”për aq kohë do të mbrojmë krimet që bëjmë,për aq kohë do të dhunojmë më të dobtin,për aq kohë do të shkojmë si pordha nëpër brekë,për të gjetur një vënddalje!!
    xhaxhi sevua,përpara se të shkruash për këta bastardët që mohojnë gjithçka,thuji nja dy fjalë atij djalit tënd të arsimuar,sepse ineligjent,i qut,nuk është fare,të mos përdorë arsimin për interes përfitimi!të mos e përdorë atë shkollë që ka për të mbrojtur diktaturat në lindje!!nuk flas për lindjen si kordinatë,por si gjenrim!!
    thuaji atij djalkës tënd që të mos na bëjë propagandë për sulltanin që jo vetëm do të këthej rrotën e historisë pas në vëndin e tij,por do të na sundojë dhe ne!!si një herë e një kohë!!tregoji atij djalkës tënd,ashtu si më ka treguar mua babai dhe gjyshërit e mi,për turkun e zi!!thuaji atij se sado para të të japë turku,prap se prapë,ti jep për të bërë varrin tënd dhe jo për të të bërë mirë!!
    xhaxhi sefua,këto rreshta që ke shkruar për nihilizmin,mohimin e asaj pjese të mirë që pati kombi shqiptar,para se tua thuash butkave dhe butakëve,thuaja këtyre bastardëve,duke filluar me K/bastardin që është ulur në karrigen e K/bastardit të përjetshëm,të cilët pasi i pinë lëngun sistemit të kaluar,po ja pijnë dhe këtij të sotmit!!e keqja është se pasi u ngopën dhe u bënë si derra nga lëngu i parë,po e vjellin për ta mbushur plëndësin me lëngun e sotëm!!
    kështu o xhaxhi sefua!!
    gjithnjë ata të mitë më kanë thënë po nuk pastrove oborrin tënd!?mos u mundo të pastrosh atë të komshiut!!
    thuaju këtyre bastardëve tanë,të tu,e pastaj ke kohë tu shkruash bastardëve butka a butakë!!
    pleqëri të mbarë xhaxhi sefua!!
    ps:ma merr mëndja se këta bastardët tanë,duke filluar nga tëndi,nuk kanë për të të pjerdhur fare!!paraja ju ka mbyllur hundët!!

    • anticensurë25642654.
      Perse e ke vendose emrin Anti censurë, thuaj po je burre kush je, ty le nje klysh serbi dhe greku pa emer. Une te them se ty je zgjuar vone, kjo eshte fatekeqesi, qe ty je zgjuar kaqe vone dhe do te japesh mende. Mendja jote eshte vlen vetem ne per ne halen e daje Sales, atij qe juve ju brumos çdo dite me ideale qe ju vetem te beni baltosje. Baba Saliu qeverisi plote tete vjete, … e pame se ç’fare mbolli e korri dhe vodhi. Gerdec dhe Bulevardin Deshmoret e Kombit e Gjakosi. Populli i urte e pa sa vlente dhe se votoi më se nuk vlen per asnjë gjë… ti o zoteri je nje nga ata te baltosjes, dhe ne qoftese Xhaxhi Sevo i permend veprat e kohes se kaluar ben shume mire, se Shqiperia ishte me emer dhe krenari, pamvarsishte se ç’fare regjimi ishte, kemi 28 vjete qe ne Shqiptaret ngelem ne funde te Evropes dhe te botes, qe ty ore zoteri thirri mendjes dhe ç’fare duhet te bejne te arrijme edhe ne zhvillim me perendimin dhe mos u merr me baltosje. Ti duhet duhet te jeshe bir i ndonjerit qe ka fjete ne burgjet e sistemit te kaluar dhe tani duhet te besh babain hero….
      Une dua te perserise nje thirrje te Joe Dio Duardi ” O Popull Shqiptare Zgjohu…. Zgjohu, hiqe prej 30 vjetesh kete mashtrim dhe keta megallomane te vetequajtur demokrate, keta komuniste, apo femijte i ish sistemit te kaluar… edhe ty ashtu i vetedeklaruar
      anticensurë25642654 … zgjohu, kontribo per kombin tend o Shqiptare dhe mos mbylle syte dhe mos u bej vegel qore ne vorbullen qe folem me larte… I Lumte Xhaxhit Sevo, e falenderoj per punen e tij, pamvarsishte moshes se thyer, kontribon tdhe shkruan, kjo eshte e veteta….

      • Mirditori?!?!?!?
        a e ke lexuar çkam shkruar??
        a e ke kuptuar çkam shkruar???
        do tia fillosh ta lexosh dhe një herë?
        do të përpiqesh ta kuptosh?
        nëse si bën këto?!
        moooooooooooooos hamut!!
        sepse do të ishte më mirë ta ndërroje pseudonimin në MUTditori!!
        pra ai që ha nut përdit dhe jo një person nga mirdita!!
        hy debila të trashë që vetëm të shkruani dini!!

        • Mutin ta hash dhe te beje mire, o hale e ndyre… o klyshi i serbit dhe daje Saliut, qe ju nuk u lodhet asnjehere duke vjedhur dhe duke share… o ndyresire…o injoranti i pa shkolle dhe i pa fe….o zagar me moral te shitur 24 ore, qe te jane errur syte nga injoranca dhe pa dija…..i zbritur nga shkrepat dhe i zgjuar mbase shekullit… detyrimishte kete edukate duhet te keshe ne idealin tend….

          • ta thash??
            prapë e hëngre sa plase!!
            sigurisht që je mësuar me të!!

  • Qeni i zgjebosur , Karaxhici i Vicidolit , nuk ka mundur te shtiret ne kete rast qe e ka zene “gafil” fotoreporteri dhe duket se eshte dhjere nga frika … ! Fotua me e arrire !

  • Ka lloj-lloj injorantesh kjo bote! E shikon emrin e komentuesit censure 2564…,ari,mak uk dhe cuditesh per injorancen dhe inatin qe kane keta njerez! Rama po genjen po vjedh thone keta idiote kur Berisha na rrahu, na vodhi,na hodhi ne ere,na tradhetoi me serbet dhe greket! Injoranca s’ka brire! Shikoni Muli dhe Fahriun e vogel dhe do te bindeni qe keta jane llumi!

    • syçkë moj zemra tarrallake
      po çfar mutin pate që përmënde pseudonimin tim??
      ça të satëme pate që e grric mythën me furçe teli??
      nuk je në gjëndje të kuptosh atë që lexon moj syçkë tarrallake!!shkodranët janë të zgjuar,po ku dreqin e gjetën të të zgjedhin ty për ti përfaqsuar??apo demokraci hesapi!?
      zgjidhet gjithnjë më bastardi!!

  • Duhet ta kuptojne cdo njeri kur ekziston lufta civile.
    Lufta civile ekziston ne ate moment kur nji pjese e popullit ngrihet kundra pushtetit.Ne luften e dyte boterore nuk kishte askush pushtet.Ne kete faze luftohesh ne mbrojtje te atdheut kundra pushtuesit drej qellimit final per liri.Mbreti iku dhe pushteti mbeti kopil i askujt.Fronti nacional clirimtare mori pushtetin me tu clirue vendi ne vitin 1944.Mbas 2 vitesh me 1946 u organizue lufta civile e udhehequr nga opozitaret dhe u qujte Kryengritja e Postribes.Kjo u shue pa nisur mire.
    Lufte tjeter civile kemi ne kohen e demokracis qe u zhvilluye ne Vlore me falimentimin e parave ne bankat piramidale te lejuera nga Berisha me slloganin “Me ne fitojne te gjithe”.Ku veriu bashke me kosovare iu turren Vlones ne mbrojtje te interresave te Berishes.Berishas ngriti dy avion per te gjunjezue ba kerdin mbi popullin e ndershem dhe te pafajshem te Vlones.Ky zjarr i ngritur ne qytetin e Vlones do merrte permasa ne rritje duke shpartallue pushtetin e Berishes i cili isht ba gadi te ikte atje ku kishta strehue familjen gruen me femijte.
    Opozitaret e shqiperise ne cdo kohe kerkojne te gjejne halen ne perpeq(qe njihet qumeshtuer i tundue me veze dhe qumesht i pjekur ne furre).

    • MH
      të gjithë e dinë se çdo të thotë luftë civile,nëse nuk e kanë ditur!?
      të paktën vetëm vitin e fundit është sqaruar të paktën 20 herë në këtë gazetë!!pra nuk ja vlen që në çdo shkrim të tregohet kuptimi i togfjalëshit luftë civile!!
      më sipër shkruajta se nëse sevo tarifa do që të mos baltoset ajo pak gjë e mirë që kemi pasur si shtet dh epopull shqiptar,duhet ta fillojë me njerzit e tij!!ta fillojë me të birin që është këthyer në një baltosës i të gjithë asaj që ndërtoi deri në ’90!me të birin që është këthyer në një zëdhënës të sulltanit që do ta rikëthejë popullin turk në osman!me djalin e mikut të tij,kristaq ramës,që pasi mori diplloma e të drejta studimi,pasi këndoi si gjel majë plehut në kohën e komunizmit,sot na është këthyer jo vetëm në antikomunist,i të njëjtit nivel me bastard berishën,por dhe baltos luftën nacional-çlirimtare!!
      saliu e tregoi fytyrën e tij,po vazhdon akoma,por dhe ky bastard i ndyrë EDI RAMA,nuk po i mbetet pas!!është aq dobiç sa të mos dalë vetë në skenë,por shkrelat me shokë i ka si zagarë që i ndërsen sa herë i duhet të baltosë!!
      prandaj para se të përplasesh me saliun!?
      shiko pas thikën që po të ngul edi i pabesë!!

  • O Sevo Tarifa, ku ke qene zotrote kur ish ne opozite Rama? Se para 21 janarit 2011 ishte ky qe sot eshte Kryeminister qe uleriu “Do ta bejme si ne Tunizi”!
    E di ti xhaxho Sevo se si ish Tunizia ahere? Ishte ne tym e flake te luftes civile! Pra, kur te kerkosh balten te tjeret, shiko me pare si kane qene ne opozite keta qe sot mbajne pushtetin. Kane qene bajte e bagla bashke.

  • ANALIZE E SHKELQYER E BALTOSESVE TE NJERIUT,POLITIKES DHE VENDIT.ME MIRE SKA SE SI BEHET ANATOMIA E NJERZVE BALTOSES.VETEM NE D I T A DHE ME ANALISTE TE TILLE TREGOHET REALITETI I TE SHKUARES,TE SOTMES DHE TE ARDHMES TE KETIJ VENDI.
    TARIFA NUK PERMEND EMRA KONKRET.POR ATO I DI EDHE BUFI PULAVE.ESHTE FATKEQESI KOMBETARE QE NE KRYE TE VENDIT NE TRANZICION NE KRYE TE SHTETIT U EMRUAN NGA TE HUAJT NJEZ BASTATD,HAKMARRES,INATÇOR,ZBATUES TE KANUNIT TE LEK DUKAGJINIT.DHE ÇUDITERISHT AI KUR ESHTE NE PUSHTET VRET NJERZ NATEN E I QAN DITEN,DHE KUR ESHTE NE OPOZIT BEN SIKUR ESHTE NE PUSHTET DUKE I BALTOSUR TE GJITHE KUNDERSHTARET POLITIKE SIKUR TI KISHTE ARMIQ-PUSHTUES TE FAMILJES SE TIJ,SE PER VENDIN NUK DO MERAKOSEJ ASNJEHERE.
    ME KONKRETISHT:
    1-NE QEVERIN RAMA-2 U SAJUA ÇESHTJA TAHIRI TE LIDHUR ME HABILAJT NEPERMJET BISEDAVE TELEFONIKE,QE PER MENDJMIN TIM JANE BERE MIDIS ISH POLICIT DRITAN ZAGANI ME NDONJE SALIJANI TE PD.DHE NGA KATANJA APO VREQIA NUK KA ASGJE TE RE.DHE TRE PREKURORET TROPOJAN TE SALIUT JAN NE HALL TE MADHE…!
    2-U SAJUA VIDIO BABOLE PER VELLAN E MINISTRIT XHAFA.EDHE KJO NJE BLLOF QE PREJURORET AKOMA TE SALIUT NUK GUXOJNE TE JAPIN KONKLUZIONIN “SHPIFJE E NDYRE”.DHE BABOLJA U LA NE HESHTJE NGA PD NDONSE U PAGUA MIRE DHE LA PA LEKE KOLEGUN E TIJ NGA NOVOSELA.
    3-TASHME PO MERREN ME TEATRIN KOMBETAR DUKE HEDHUR NE SULM TE PA-PARE ISH DEPUTETIN E PD-NDRENIKA DHE KUSHURIRIN E LULIT-ALTIN BASHA.DHE NUK E KAN HALLIN TE MURET E RENUATA TE TEATRIT,POR TE “KAUZA”PA KAUZ TE SB&LB QE DUAN TE VIJNE NE PUSHTET ME BALTOSJE,SHPIFJE,DESTABILIZIM TE VENDIT PER TE PENGUAR MARRJEN E STATUSIT DHE MARRJEN E PUSHTETIT ME DHUNE.
    FALINDEROJME KM RAMA DHE NAXHORANCEN QE PO RUAM GJAKFTOHTESIN NE KUVEND,KOMISIONE E KUDO NGA PROVOKIMET E TIPIT STRAZIMIRI ME KOBURE NE BREZ QE U BE SEBEP E NJE LIGJI ABSURD.

  • A ka Kroate,bosnjake Sllovene sot te mburren se kane luftuar krah perkrah me serbet gjate luftes dyte bot.kunder Nacionalisteve Kroate,per pushtimin e vendit te tyre nga Serbia?A ka sot finlandeze te mburren se kane luftuar krahperkrah me ushtrine Sovjketike per clirimin e vendit te tyre nga nacionalistet Finlandeze?ATA DO TE QUHESHIN TRADHETARE..
    Ne Shqiperi vazhdon te mburret lufta nac-cl,,lufta me e turpshme antikombetare qe kane zhvilluar armatat Partizane per interesat e Serbise dhe Greqise.
    Keta veterane me dekorata te Hasmit kane luftuar kunder mbrojtesve natyrale te popullit shqiptare-ushtrise gjermane dhe kunder bashkekombasve te tyre shqiptare,per ti falur Kosoven Serbise dhe Csamerine Greqise. JA,KJO ESHTE “LAVDIA” E USHTRISE PARTIZANE.
    LUFTA PARTIZANE ESHTE LUFTA ME ANTISHQIPTARE QE KANE ZHVILLUAR NDONJEHERE SHQIPTARET NE HISTORI.

  • A ka Kroate,bosnjake Sllovene sot te mburren se kane luftuar krah perkrah me serbet gjate luftes dyte bot.kunder Nacionalisteve Kroate,per pushtimin e vendit te tyre nga Serbia?A ka sot finlandeze te mburren se kane luftuar krahperkrah me ushtrine Sovjketike per clirimin e vendit te tyre nga nacionalistet Finlandeze?ATA DO TE QUHESHIN TRADHETARE..
    Ne Shqiperi vazhdon te mburret lufta nac-cl,,lufta me e turpshme antikombetare qe kane zhvilluar armatat Partizane per interesat e Serbise dhe Greqise.
    Keta veterane me dekorata te Hasmit kane luftuar kunder mbrojtesve natyrale te popullit shqiptare-ushtrise gjermane dhe kunder bashkekombasve te tyre shqiptare,per ti falur Kosoven Serbise dhe Csamerine Greqise. JA,KJO ESHTE “LAVDIA” E USHTRISE PARTIZANE.
    LUFTA PARTIZANE ESHTE LUFTA ME ANTISHQIPTARE QE KANE ZHVILLUAR NDONJEHERE SHQIPTARET NE HISTORI..

  • Po ti o Sevo Tarifa nuk baltosnje njerezit ne zyrat e Enver Hoxhes ku hengre buke 50 vjet? Teorine e baltosjes dhe shpifjes e njeh mire zoteria jote e rritur dhe plakur ne hijen e diktatorit, ne sherbim te tij. Ti sherbetor I zellshem I diktatorit vazhdon te kendosh se ne Shqiperi nuk undenua krimi I diktatures, nuk u deklaruan bashkepunetoret hoxhiste dhe pasi u fsheve per ca vjet, tani kendon se jane ne pushtet b ijte e KQ te PPSH dhe s’ka rrezik per ty qe te na fillosh dhe predikosh per te miren e baltes, se shpirtrat tuaj ishin balte dhe atje shkofshin se shpejti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *