Ka dekada që S.Berisha e së fundi Lulëzim Basha me punën e tyre kanë krijuar opinion të keq për popullin e vendin e tyre, për Shqipërinë tonë të përbashkët. Me emrin e popullit, që shtiren se e duan shumë,po na diskreditojnë si shqiptarë e si vend në të gjithë botën! Shumë mbledhje debate janë bërë për reformën në drejtësi,shumë energji është harxhuar për gati dy vjet(që mund të bëhej për dy muaj), angazhim i madh i ndërkombëtarëve e partnerëve strategjikë, deri në sorollatje e mërzitje të tyre. Gjithë kjo zhurmë e gjetje sebepesh se gjoja prekej sovraniteti i vendit! Se prekej kushtetuta etj etj. Këto pretendime u kritikuan shumë ashpër nga SHBA dhe BE dhe së fundi u pranua nga Saliu e Basha. Po kush mban përgjegjësi për këto vonesa, për këtë baltosje që na bëjnë në sy të botës, për këtë diskreditim që me qëllim na bëjnë?! Si mendoni, pse ndodhin këto vetëm në Shqipëri,pse ky korrupsion kaq i madh (hajdutëri e madhe) dhe këta e të tjerë 25vjet e bën vendin kockë e lëkurë me skema mashtrimi, vjedhje, lidhjesh nepotike, servilë e karrieristësh që, kanë poshtëruar popullin e Shqipërinë, duke vënë interesat e tyre klanore-mafioze në planë të parë?!
Letër e nënshkruar
Agron Çalaj, Tiranë
