Bamir Topi: 21 janari mbeti vetëm një datë në kalendar

Bledar Lumani

Ish-presidenti Bamir Topi, tashmë kryetar i Frymës së Re Demokratike, folur për 21 janarin.

Topi tha se 21 janari mbeti vetëm një datë në kalendar.

Ai ka deklaruar se në atë kohë u akuzuan rëndë institucionet e pavarura, ndërsa vet ai si president është akuzuar për grusht shteti.

Ai tha se gjyqi politik i 21 janari nuk është bërë akoma, dhe se ai duhet bërë në Parlament.

Share This Article
26 Comments
  • Bamir!
    I pari qe duhet te kishte bere drejtesi ate dite,ishe ti!
    U tulate ne zyre dhe skishe as kurajon me te vogel te perballeshe me kasapin e Shqiperise edhe kur ky te shkeli drejt persedrejti qofte si institucion por edhe personalisht.Ti fole me ate heshtjen tende institucionale ndersa kafsha bente kerdine me armet e forcave te armatosura,qe ligjerisht ishin ne vartesine tende si komandant i pergjithshem. Po te kishe dale mbi vehte,ai gjakatar dhe shpurra e keqe qe i shkonte nga pas,sot do ishte ne burg dhe shpirtrat e 4 burrave do preheshin ne paqe por edhe familjaret e tyre do te ishin me te qete pas drejtesise se vendosur.
    Tani del e flet sikur ti ishe njeri nga ne dhe jo ai qe perfaqesoje unitetin tone.(Te pakten keshtu thote kushtetuta per presidentin)

    • Shume e vertete ! Mjaft brockullite per politike . Ti c’fare bere o zoteri apo t’u dhimbs kolltuku i presidentit.. ( Ishallah nuk keni bere ndonje marrveshje tjeter ne kurriz te ketij populli te shkrete ….)

  • Ish presidenti le te sqaroje me pare hatane qe ka bere bashke me Kreshnik Spahiun ne KLD pastaj ti japi buces per drejtesi qofte per 21 janarin qofte edhe per te tjera ngjarje duke nisur nga se si ai u be president dhe precedent.

    • Ne kurvllikun e rradhes,per t’i bishtnuar pervjegjesise se tij ekskluzive,bame topi po na garantoka per data kalendaresh.Natyrisht qe topit nuk I intereson fare drejtesia per krimin shteteror te 21 janarit 2011,,,,sepse ajo do t’a nxirrte cullak ne pazarlleqet e tij,ne konsolidimin e korporates kriminale “gjin gjoni”.
      Kur duhej te fliste per popullin e tij top-presidenti,ai bente te heshturin,,,,,,,tani qe duhet te heshte,ben te kunderten.
      Topi duhet t’a fuse vath ne vesh,se perkunder vullnetit te tij skuth,drejesia qe duan shumica e shqiptareve do te behet dhe se 21janari do te mbetet pikete fundamentale ne historine moderne te shqiptareve patriote.

  • Mire mo Bame po pse nuke jep detaje per ato vrasje se afer e kishe kriminelin, apo keta jane vetem per gazeta deri sa te rregullosh sumen tate me ndonje karrige.

  • Sikur vetem doreheqjen te kishe dhene ate dite Bamir per ato qe te thane dhe te shane, se bashku me Zonjen Prokurore qe lejoi kete post te drejtesise te lyhet me fjalen Lavire, do kishit hyre sot sebashku ne Historine e Shqiperise.

  • O Bamir, filloje mbare ,kerko falje publike, pastaj vazhdo ,megjithese urtia pas kuvendit e trimeria pas beteje nuk kane asnje vlere!

  • Urtia pas kuvendit dhe trimeria pas lufte nuk vlejne me.Mos fol,mbylle gojen dhe struku si ajo vjersha e madhe e Ndre Mjedes:
    …Po vjen dimri me kose ne dore,
    gjethe e bar tu kosite,
    i thote vedit me za pak;
    struku struku mor Bamir.

  • Foli Bamiri , mjerimi i politikes shqiptar.
    I thoni Lulit te kopsise mire letrat !
    Kjo eshte deklarata qe ka bere Bamir Topi, President i Shqiperise, me 21 Janar 2011.

    • Per me teper kete keshille ia transmetoi me S.Olldashin.Dy apo me shume fytyresia e bame topit shkon per mua ne nivele kriminale.

      • Mjaft folet me terma politik ketu,,,,,flisni realen, nese fajsoni Presidentin,,me te mire te gjitha koherave ne shqiperi , me edukativ,,,,atehere pse nuk fajesoni direkt popullin , qe morri 20 mij lekshat me dal ne protest,,,sepse dhe mua me jane ofruar ato leke ate dite , por refuzova

  • ule koken ,
    o ish president ………
    e rri ne rradhe pas tee gjitheve atyre qe bene kete krim,e pas atyre qe premtuan por kane ulur koken edhe ata sot njesoj struken si kriminelet, perpara loteve te femijve jetime…..

  • … Shikoni balluket e ketij dhe prisni drejtesi! Nuk e di se kujt i kerkon ky njeri te beje drejtesi sepse ne se kishte njeri te bente drejstesi ate dite ishte vetem kyj. Ketij sja mbajti nga Salihu kurdegjoi se fain e kishte Kyj vete. Medet neve,medet kombi per keto vjetersira qe kane dale ne krye si vaji ne lakra se njeri si ka zgjedhur keto plehra!!

  • Aftesia per te bere te paditurin apo miopin politik te nje njeriu qe ka qene president i Shqiperise diten e tmerrshme te krimit makaber ne bulevard te ngjall neveri.Po pse o Bame harrove qe data 21 janar ka 4 vjet qe shkulet nga fletet e kalendarit?!!Fjaleve te Kujteses nuk mund t’iu shtohet as edhe nje presje.

  • O Bamke qylollari ti bashke me kliken tende Gimin e Dires e qelbet drejtesine… Ti more bashke me ate Laviren e Bulevardit Ina rama pasi benit ndonje gje merreshit dhe me politike pastaj. Ti ishe ai qe nuk pate guximin te beje drejtesi per Gerdecin po e qelbe bashke me sahanlepiresin Gazmend Oketa qe nuk duket me. Ti ishe plehra me madhe pas Sali Berishes prandaj zhduku me mire..

  • Pershendetje Bamir Topja ! Parazit ka shume , por parazit si kurkund nuk gjen ! Shko or puno veteriner tek PD-ja e kane nevoje per ty aty !

  • Pershendetje Bamir Topja ! Parazit ka shume , por parazit si ty kurkund nuk gjen ! Shko or puno veteriner tek PD-ja e kane nevoje per ty aty !

  • A do të kërkojë falje Presidenti Topi ditën e përkujtimit të viktimave të terrorit komunist të nëntorit 1944 në Tiranë

    Presidenti Topi, për t’ i vendosur një “gjethe fiku” mbi lakuriqësinë e faktit që ai është vënë totalisht në shërbim të djemve të ish-bllokut të udhëheqjes komuniste, ditën e hënë, do të organizojë një ceremoni përkujtimore për viktimat e terrorit komunist në qytetin e Tiranës, në nëntor 1944, në kohën që forcat komuniste hynë në qytet. Në këtë ceremoni, që mbahet në 65-vjetorin e kësaj ngjarjeje, Presidenti Topi sigurisht që do të flasë me një patetikë false në nderim të këtyre viktimave. Por ajo që duan të dinë familjarët e viktimave dhe gjithë shqiptarët është e vërteta e kësaj ngjarjeje misterioze. Kjo ngjarje ka shumë aspekte enigmatike. Viktimat e terrorit komunist në Tiranë në nëntor 1944, shumica e të cilëve qenë intelektualë, me shkolla perëndimore, e dinin mirë se çfarë ishte komunizmi dhe terrori i tij, dhe e dinin se çfarë i priste kur komunistët të hynin në qytet. Komunistët e kishin treguar tashmë veten me terrorin që kishin ushtruar deri më atëherë.
    Të gjithë ata që u vranë nga komunistët në Tiranë, në nëntor 1944 e kishin ndarë mendjen që të largoheshin nga Shqipëria. Dilema e tyre ishte vetëm mënyra se si do ta realizonin këtë gjë. Se në atë kohë një udhëtim i tillë kishte rreziqe të mëdha. Komunistët nuk donin që këta njerëz të largoheshin, se donin t’ i asgjësonin e t’ a mbyllnin llogarinë një herë e mirë me ta. Për këtë arsye komunistët sajuan një kurth. Në Tiranë u hap fjala se me t’ u larguar gjermanët nga qyteti, do të vinin disa aeroplanë të Kryqit të Kuq të cilët do të merrnin persona të përzgjedhur, sipas një liste që do të bëhej nga Kryqi i kuq Shqiptar. Për t’ i bërë gjërat të besueshme, një punonjës i Kryqit të Kuq Shqiptar, Myrteza Topi, babai i Bamir Topit, filloi të hartonte një listë me emra. Njerëzit e interesuar paguanin flori që emri i tyre të shënohej në atë listë. Myrteza Topi ishte njeriu i përshtatshëm për ta bërë këtë gjë. Në një intervistë që vëllai i presidentit, Flamur Topi dha në gazetën “Panorama”, në 23 korrik 2007, pra pak pas zgjedhjes së Bamir Topit president, thuhet:
    “Dyqani “Flora”, ku Enver Hoxha kishte një nga bazat më të rëndësishme të luftës, ka qenë pronë e hershme e familjes tonë dhe për arsye ekonomike të parët e kanë shitur. Por vazhduan të kishin në pronësi disa dyqane të tjerë rrotull. Familjet tona e kanë ndihmuar disa herë Enverin… Familja jonë dhe të tjerë tregtarë rrotull e ruajtën me besnikëri Enver Hoxhën gjatë kohës së luftës, dhe për këtë shkak kur ai u largua nga Tirana, u dërgoi të gjithëve nga një foto të tijën, me uniformë ushtarake me dedikim në shenjë mirënjohjeje. Kjo foto deri vonë është mbajtur në familjen tonë, pastaj nuk e di nga humbi (ndoshta është në presidencë- K.Myftaraj). Për shkak të kësaj njohjeje dhe besnikërie që kishte treguar ndaj Hoxhës, im atë në vitet e para të çlirimit ka punuar si spiker i anglishtes në Radio-Tirana”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 3)
    Kur forcat komuniste po avanconin në qytetin e Tiranës, skuadrat partizane të terrorit, filluan të eliminojnë këta njerëz. Por edhe këtu ka një enigmë. Asnjë nga këta njerëz, kur patrullat partizane u shkuan tek dera e shtëpisë, apo tek Hotel “Bristol” në qendër të Tiranës, ku u bënë vrasje masive dhe kufomat u hodhën në bodrumet e tij, nuk u largua, edhe pse kishin mundësi të largoheshin, duke ikur nga dyert e pasme të shtëpive (apo avllitë) dhe hotelit. Kjo ndodhte se patrullat partizane shoqëroheshin nga Myrteza Topi, i cili me listën në dorë komunikonte me familjarët që hapnin derën e shtëpisë, apo me punonjësit e hotelit. Myrteza Topi u thoshte se kishin ardhur për personin që e kishte emrin në listën e atyre që do të udhëtonin me avionin e kryqit të kuq. Por shtonte, babai i presidentit të sotëm, personi duhet të lëshonte një deklaratë të cilën do t’ ua dorëzonte partizanëve të patrullës, se po ikte nga Shqipëria me dëshirën e tij, dhe jo i detyruar nga qeveria e re partizane. Sigurisht që të gjithë personat në fjalë qenë gati ta nënshkruanin këtë deklaratë, nëse ishte si kusht për t’ u larguar nga vendi. Por kur dilnin tek hyrja, patrulla partizane i çonte pak metra më tej dhe atje i pushkatonte.
    Për këto shërbime speciale që bëri Myrteza Topi, emri i tij nuk do të figuronte në listën e tregtarëve të cilët u ngarkuan nga regjimi komunist me tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet gjatë luftës. E pra, sipas pasurisë që thotë vëllai i presidentit se kishte familja e tij, duhej të ishte tatuar patjetër në këtë mënyrë. Arrestimi i babait të Bamir Topit, disa vite më vonë, në 1951, ka lidhje pikërisht me rolin e Myrteza Topit në terrorin e nëntorit 1944. Flamur Topi thotë më tutje në intervistën e vet:
    “Kjo lloj miqësie (me Enver Hoxhën- K.Myftaraj) vazhdoi derisa u arrestua babai. Arrestimi i tij u bë nga sigurimi i shtetit, pasi e kapën duke thyer tri monedha floriri. Ishin vitet e para të çlirimit dhe familja jonë njëlloj si të tjerat kishim probleme ekonomike. Babait tonë iu desh të vuante 6 muaj burg nën tortura, derisa sigurimi i mori të gjithë floririn. Në fakt, ai tregon se ata i kërkonin më tepër flori sesa ai kishte realisht. Me siguri arrestimi i tim ati ka shkuar në vesh të Enver Hoxhës, i cili ka mbajtur qëndrim jo të keq. Kjo u duk në faktin se më pas ne nuk patëm më probleme, me përjashtim të ndonjë rasti të vogël. Ndërsa burgosja e tim ati u konsiderua si burgosje ordinere dhe nuk na u përmend asnjëherë, por pasoja patëm… Gjithsesi më vonë të gjitha u shpërblyen me dërgimin e Bamirit për specializim në Itali. Shteti komunist duhej të korrigjonte ato gabime që kishte bërë padrejtësisht te ne”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 3)
    Nga këto fjalë të Flamur Topit ngrihen disa enigma. Pse Sigurimi i Shtetit i kërkonte Myrteza Topit më tepër flori se ç’ kishte, siç thotë Flamur Topi më lart? Për cilin flori ishte fjala këtu? Sigurisht jo për floririn që kishte Myrteza Topi para nëntorit të vitit 1944, se atë regjimi komunist duhej t’ ia kishte marrë, në kohën që ua mori tregtarëve të tjerë, pra fill pas ardhjes së regjimit komunist në fuqi. Atëherë del se tashmë Sigurimi i Shtetit po i kërkonte Myrteza Topit floririn që kishte mbledhur nga viktimat e terrorit komunist të nëntorit 1944. Fjalët që pëshpëriteshin gjithmonë e më tepër se Myrteza Topi siguroi më shumë flori në nëntor 1944, se ç’ kishte pasur më parë familja e tij, e bënë Sigurimin e Shtetit që ta arrestonte dhe ta torturonte për t’ ia nxjerrë edhe këtë flori. Flamur Topi pohon se edhe këtë herë i ati shpëtoi falë ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Kjo ndodhi për shkak të misionit special që Myrteza Topi kishte kryer në nëntor 1944.
    Flamur Topi thotë në intervistën e vet: “Pak vite para ndryshimeve politike në ’90, Bamiri shkoi në Itali për specializim dyvjeçar. Mendoj se ky specializim i ka bërë mirë. Në fakt, shteti komunist na e kishte borxh këtë gjë”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 2)
    Regjimi komunist me të vërtetë i kishte një borxh të madh Myrteza Topit dhe ky borxh ishte aq i madh, sa Edi Rama, megjithëse deklaroi se nuk do ta pranonte zgjedhjen e Bamir Topit president për shkak se ai kishte blerë votat e deputetëve socialistë, pak më vonë e pranoi atë, duke e quajtur garant të Kushtetutës.
    A do t’ u kërkojë falje Bamir Topi familjarëve të viktimave të terrorit komunist në Tiranë, në nëntor 1944, për rolin që pati atje babai i tij, Myrteza Topi? Nuk e besoj. Sigurisht që Bamir Topi do të gjejë ndonjë të vetëshpallur ish-të persekutuar politik, i cili ka krijuar një shoqatë me të cilën pretendon se përfaqëson dhe mbron interesat e kësaj shtrese, por që ende nuk ka paraqitur publikisht një vendim gjyqësor që të tregojë se ka qenë dënuar politikisht në kohën e diktaturës komuniste. Sigurisht që ky është lloji i pseudo-ish-të persekutuarve politikë që pëlqen ambasadori amerikan në Tiranë, i cili pritet të marrë pjesë në këtë ceremoni, se edhe ai ka nevojë për një “gjethe fiku”, si Presidenti Topi.

  • Hahah,,,,na dalin ca te pasholle, dhe kritikojne, po pse more popull, i hengret leket qe moret per votat , tani ktheheni e shani presidentin,,,,,ai qe ju ka dhene leke per voten, atij qajuni ju,,,,,

    • jo ,jo shkolle kemi ber plot ne , dhe jo per veterinier .
      sepse me gjithe respektin per kte profesion,si president nuk shkon .
      edhe Bamja i hengri leket qe mori ,dhe pronat qe mori .
      dhe President e beri pazari ate ,prandaj nuk e hap shume gojen ky
      prandaj nuk u ndie dhe ne ato dite ,sepse gjysmen e kishte sajuar vete .
      me gjithe ate shoqen e ngushte te ish kry …prekurores ,
      po te kishte dhene doreheqjen binte shteti . dhe kalonin ne zgjedhje ,dhe tani do qe mbyllur dhe 21 janari .
      Per votat nuk dha lek njeri .po ky Bamja jot ,do bej mire mos te harxhohet asnjeher ,se vota nuk merr .Se sa te hapi gojen ja nxierrin fotot dhe dosjen ata miqte e vjeter ….e di si eshte ky ish presidenti jot …
      si tha Ali Asllani
      “Po kur fshati vogel digjet
      Kryekurva nis e krihet “

  • O Dritan qe po leshoke drite te zeze, nuk ishin te gjithe turq qe shiten e blihen me lek ,shumica ishin shqiptare te vertete ne ate shesh .ATO qe u vrane, nuk u vrane me arme ne dore duke luftuar.Ata vdiqen per nje jete me te mire per femijet e tyre dhe te gjitheve ne.Prandaj bashkohu edhe ti me dhimbjen e atyre njerezve dhe mos u fut me thelle ne gjynah me to!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *