Bamir Topi: Dosjet të hapen për ata që synojnë politikën

Bledar Lumani

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, thotë se dosjet duhet të happen vetëm për ata që merren apo synojnë politikën.

Ai ka thënë se edhe nga politikanët aktualë, ka shumë prej tyre bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ndërsa ka takuar elektoratin e partisë së tij në Librazhd, Topi ka lëshuar disa kritika ndaj qeverisë dhe opozitës.

Për të parën Topi tha se nuk po e lufton korrupsionin dhe e harroi “21 Janarin” dhe korrupsionin e “Rrugës së Kombit”.

Ndërkohë, për opozitën tha se është përgjegjëse për problemet në vend, pasi janë trashëgimi e qeverisjes së PD-së.

Topi ndërkohë tha sa opozita ka tradhtuar elektoratin e vet me bojkotin që i ka bërë Kuvendit.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • E paska ” derrmuar ” Topi qeverine. Duke e akuzuar se po harron 21 janarin. Kush te tha se e ka harruar or Bame? Ja ku e ke sebepin kryesor te 21 janarit, ne krye te Parlamentit. Ruaje zot qeverine nga opozitare te tille te ashper e te serte si Bamja!

  • budallek, le te hapen te gjitha…. ne kete menyre pesonat qe kane precedente dhe jane rekrutuar edhe nga agjentura e huaj te kalojne ne site….

    ku e gjete i biri/vajza e filanit/filanes leket per te hapur biznes??!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *