Bamir Topi: Keqardhje për PD-në, mbahet peng nga interesat e 3-4 personave

anazapta

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi gjatë Asamblesë Kombëtare të partisë së tij se bashkimi me Aleancën për Shqipërinë Europiane u bë për administrimin e fitores në pushtetin vendor, por FRD-ja do të mbetet gjithmonë parti e qendrës së djathtë.

“FRD është dhe do mbetet gjithmonë një parti e qendrës së djathtë. Ne jemi në koalicion me ASHE për administrimin e fitores në pushtetin vendorë. Ç’do gjë ka kohën dhe bëhet në vendin e vet. Një parti politike që nuk qëndron në tregun politik përfundon në memorien e pushtetit”, tha Topi.

Kreu i FRD, shprehu keqardhje për situatën ku ndodhet e djathta shqiptare duke thënë se PD është kapur nga 3-4 persona që mbajnë peng.

“Nuk mund të ri pa shprehur keqardhje ku ndodhet e djathta shqiptare. E themi me zë të lartë, i them të gjithë qytetarëve që qendra e djathtë nuk mund të percipitojë në interesat e 3-4 vetave, apo të një personi që e ka mbajtur 24 vjet dhe ta mbajë akoma”, tha ish-presidenti.

Për rezultatin e 21 qershorit, Topi tha se FRD pati një rritje në krahasim me zgjedhjet e 2013.

Share This Article
8 Comments
  • Eshte shum e vertet kjo qe thua Z.Topi!Por pyetja eshte ;A keni mesuar ju gje nga kjo e vertete?Fakti qe su rrite dot Djathtas gjithashtu fakti qe nuk kishe kurajon dhe guximin e Gjergj Bojaxhiut i cili i hyri i vetem betejes,por djathtas,te ben te mendosh se edhe ju keni rene ne pozitat e Njejta te atyre 3-4 veteve ne PD.Ku i ke nismetaret e FRD ?Partia jote sot eshte kopje e shemtuar e PD!Ne PD luhen interesat e 3-4 veteve ndersa tek ty te 2 veteve.Je politikan pa intuite,nuk hyre ne koalicion me te majten atehere kur PD ishte akoma ne pushtet dhe dihej qe do behej gjithshka nga ajo per ta asgjesuar FRD,nderkoh qe ben koalicion me PS pikerisht kur PD eshte katandisur per te ardh keq ,pra kishe te gjithe hapsiren per tu rritur Djathtas.Megjithate tashme te gjithe e kan kuptuar se ju po luani vetem per dy vende ne parlament,pra pas kesaj mos mbush me aplikime per pune se ta siguron PS nje apo dy vende ne kuvend.Urime qe ja dole ta rregullosh veten,mjer ai qe te beson ty,do jet i pa pune i perjetshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *