Banalitet, pambarimisht… (Për botimin e vlerësuar me çmimin “Lumo Skëndo”)

redaktor

Kur të lexosh këtë shkrim, i dashur lexues, pyetja e parë që do të bësh do të jetë: Për kë botim e ka fjalën? Përgjigja vjen natyrshëm. Është një libër që vlerësohet nga një komision. Nuk ka se ku të shkoj më shumë se kaq banaliteti, bile, jemi të mendimit që gjuha jonë dhe gjuhësia shqiptare të mund të gjente një term tjetër përtej atij të huajit infinit. Na habisin realitete të tilla shqiptare: Përse organizohet dhe transmetohet një emision i tillë, indirekt, duke e vënë në diskutim, atij dhe autores Petro i bëhet një reklamë e pamerituar. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Shtëpinë Botuese “Albas”. Ç’ka qenë ai komision vlerësues, që paska vlerësuar këtë botim jo nga përmbajtja, jo nga mesazhet, jo nga mjeshtëria artistike, jo nga tematika, por nga se atëherë? Nga letra, kopertina! Nuk kishim dëgjuar deri më sot të vlerësohej në këtë mënyrë letërsia? Një aktivitet i tillë me këtë synim i tillë, mund dhe duhej organizuar ndryshe.

Gjykojmë kështu, pasi vlerësimi për këtë botim është motivuar në kuadër të 95-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, kur ky libër është botuar gati më shumë se para një viti. Ç’lidhje ka çmimi “Lumo Skëndo” me një botim të tillë, që për mendimin tonë, ky libër, duhet të shkojë për karton. “Lumo Skëndo” i barazvlershëm me letwr, karton, kopertinë?!…Edhe kjo një çudi tjetër.

Kemi dëgjuar e lexuar libra me temë erotike, me bukurinë e tyre, me mjeshtërinë artistike, poetë të lëtërsisë botërore, por edhe të letërsisë sonë të kultivuar, por edhe të poetit të madh Popull. Nuk kemi dëgjuar tituj të tillë, krijime të tilla, fjalë e vargëzime të një fjalori ekstrem dhe shumë, shumë të kufizuar në një botim letrar që ka të bëjë me përjetime të një veprimi njerëzor, që dihet, njihet nga të gjithë nga krijimi i shoqërisë njerëzore e deri më sot, është i njohur edhe në botën e kafshëve. Na habiti qëndrimi dhe vlerësimi i gjysmës së panelit Shehri, pedagoge letërsie, studiuese, autore tekstesh, Tupja përkthyes dhe një zonjë tjetër, që gjykonin dhe argumentonin me të madhe sipas tyre, vlera të këtij libri. Tupja nuk ngurron ta quajë “filozofi të erosit (dashurisë)”? Ku është këtu filozofia, jo vetëm kaq, por ai edhe gjatë emisionit tregon barsoleta dhe përdor një fjalor banal!

Shkojnë edhe më tej mundoheshin ta trajtonin këtë libër, sikur ka trajtuar një temë tabu? Cila është kjo temë? Si është trajtuar? Cili është mesazhi i saj? Cili është ndikimi tek lexuesi? Cila është shija që la ky emision, ky botim tek dëgjuesit?

Qëndrime, botime, gjykime, veprime të tilla tregojnë për një koncept tejet vulgar, jo shkencor, jo artistik për letërsinë si art i fjalës, në mënyrë të veçantë poezia.

Në mënyrë kategorike në këtë botim nuk bëhet fjalë për poezi, pasi nuk ka kategorikisht as një element të saj. Nuk mund të quhen as vargje të bardha, nuk kanë as rimë, as asonancë, nuk bëhet fjalë për asnjëlloj metrike, as një lloj vargu apo strofe, por mbi të gjitha atyre u mungon, brumi, majaja (fjala e zgjedhur, tema, pesha ideo-emocionale, figuracioni letrar). Në gjykimin tonë, një botim i tillë tek lexuesi i të gjitha moshave ka ndikim negativ, nuk e shohin dhe çmojnë atë si vepër artistike, por një plan, kuptim e vlerësim tjetër. Ai është më shumë se një pornografi, në këtë rast, jo me foto dhe figura, por me fjalë e përjetime të një natyre ekstreme…Dihen “vlerat” e një “letërsie” dhe të një “arti” të tillë.

Në të tilla kushte dhe realitete ligji shqiptar për librin, botimet, kriteret, shtëpitë botuese, duhet të kenë kritere të forta, të shtohet përgjegjësia me masa knkrete për botime të tilla me ndikime negative në shoqëri. Mendimi se sot në Demokraci je i lirë të shkruash ç’të duash, mund të botosh ç’të duash është tejet liberal, por edhe shumë regresiv në kushtet e shoqërisë shqiptare.

Share This Article
11 Comments
  • Me mire te lobojne qe te hapen shtepi publike se sa te blejne kete liber rinia ,siç u gezua ,kur e degjoi ne emision psikologia . Perse ti shpenzojne leket per kete liber rinia kur ato lek ka me shume kuptim te shpenzohen direkt per seks . Kete besoj se do ta pranoje psikologia ,se per Tupen jam i bindur qe e pranon.

  • Perderisa kete liberin “Vrima” e vleresuan Tupja dhe Rama mere me mend se sa vlere artistike ka. Rama shpalli boterisht babane dashnor te gruas se tij dhe nuk pati turp, kurse Tupi-a e ka vete ne mbiemer, vecse i ka hequr shkronjen “R”. Ai vetem banalitetin njeh, por edhe Rama me fjalorin e tij vetem banal eshte, madje edhe ne parlament. A mund te presesh moral nga amoralet?

  • Te lumte Dhimiter,
    Je ne te paktit e letersise qe mban nje qendrim kritik per Vrimen.
    Duket qe autorja eshte deficente ne jeten personale, mbase edhe ka vuajtur dhe perpiqet t’u shpejgoje te tjereve se c’eshte vrima (sikur te ishin te rralle ose te numuruar me gisht ata qe e dine se c’eshte vrima).
    Me vjen keq qe pena te njohura te kritikes letrare (qe tani nuk ekziston) te mos prononcohen per vlerat apo antivlerat e ketij botimi.
    Sidoqofte ty te lumte miku im i vjeter, pershendetje.

  • Per dhenien e ketij cmimi krejtesisht te pamerituar mbajne pergjegjesi te gjitha hallkat shteterore: drejtuesja e Bibliotekes Kombetare, ministrja e Kultures dhe vete kryeministri nese ka pasur dijeni me pare. Te gjithe keta mbahen me taksat e familjeve shqiptare dhe duhet qe ne kthim t’ i japin nje kulture qytetare. Per fate te keq na kane servirur per Vit te Ri nje pronografi te vertete. Nuk e di nese punonjesit e Bibliotekes u a japin kete liber edhe femijeve.

  • ne fund te shkrimit duket se eshte nje sondazh.por qe nga menyra e formulimit te pyetjes duket e pa sakt ose qellimisht e ngaterruar per te gabuar lexuesi.pyetja duhet te ishte si ju ben te ndiheni ky shkrim.sepse me sa shoh pergjigjet jane per cmimin e vrimes 76 te indinjuar per qind dhe jo per shkrimin i cili eshte shume i sakt.ndoshta jam gabim por nuk dua te besoj se per shqipetaret eshte pornua qe trajtohet te” vrima ” e zj petro shqetesim.vleresim dhe arritja me e madhe dhe me e deshiruar…

  • Lumo Skendo, Lame Kodra
    po me ngjani bash si lodra,
    s’ka rrufe dhe bubullima,
    vendin tuaj e zu Vrima.

    Edi more shoke Edi,
    qe po fryhet si gjeldeti
    kete Vrimen ku e gjeti
    ti jape dekorata shteti?

  • Edhe natyra ka perzgjedhje,selexionim,,,ate cka e vu re Darwini.Edhe ne kushtet e mungeses se njeriut,rregulli existonte,estetika,dashuria,sexi,Existonte edhe e shemtuara Rita Petro.por nuk merrej si model bukurie..
    S`keni pune tjeter ju?U kap koment i perserituir..Kush e ka thene kete para meje?

  • Nje orgazme e nje tufe njerezish pa llogjike dhe ndjenja. Le te shkrihen ne familjet e te afermit e tyre keto mostra te gojes dhe penes se piste, jo ne publik, e vetmja gje qe nuk ka asnje lidhje me demokracine eshte shthurja, mungesa e rregullit dhe nderhyrja e pa lejueshme ne ndjenjat, shijet dhe psikologjine e te tjereve. ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *