Bananet ndihmojnë në parandalimin e atakut

anazapta

Konsumimi i bananeve parandalon atakun në zemër dhe tru. Shkencëtarët thonë se për të shmangur rrezikun e goditjes në tru ose zemër, duhet shtuar konsumi i bananeve dhe pakësuar ushqimet industriale me kripë si p.sh. patatinat.

Fruti i pasur me potasium ndihmon në uljen e presionit të gjakut, duke e ulur me 24 për qind rrezikun e një ataku. Studimi analizoi të dhënat e 12 mijë njerëzve dhe arriti në përfundimin se konsumimi i ushqimeve që kanë në përbërje potasium është parandaluesi më i mirë i atakeve të papritura që u marrin jetën mijëra njerëzve në vit ose lënë me pasoja shumë të tjerë.

Ekspertët nutricionistë thonë se një banane përmban afërsisht 420 mg potasium, ndërsa një i rritur mund të konsumojë deri në 3500 mg.

 

 

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *