Banania është e njohur për vlerat e saj ushqyese. Por pavarësisht numrit të madh të vitaminave dhe elementeve që ka në përbërje, banania bëhet frut i dobishëm në stinën e verës edhe për një arsye tjetër: ajo ul largon enjtjen, skuqjen dhe kruarjen që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave.
Mjekët këshillojnë që pjesën e infektuar ta fërkoni me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekëve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë në përbërje të tyre vitaminën B, e cila ndihmon për të qetësuar sistemin nervor.