Një nga oficerët e saj tregon për gazetarin Max Paradiso, tregon rreth botës nën hije për të cilën punon, dhe se si ju desh ta mbante profesionin sekret nga e dashura e tij derisa ajo e njohu rastësisht në televizor.
E vetmja herë që ke ndoshta ke mundësi të takosh një anëtar të Catturandi-t është kur ata arrestojnë një mafioz. Ata janë burra pa emër dhe pa fytyrë, kur kryejnë operacionet përdorin kapuçë për t’u siguruar që nuk do të mund të identifikohen.
“Neve na pëlqen të na thërrasin Banda e Luanëve, sepse ashtu është puna që bëjmë: e egër, e lirë dhe gati për të sulmuar në çdo kohë në xhungël”,- thotë IMD.
“Catturandi” përbëhet nga më pak se 20 prej tyre, dhe kjo është një arsye e qartë se pse ato kërkojnë të ekspozohen sa më pak.
