Të paktën gjashtë raste grabitjesh apo edhe vrasjesh në harkun e dy viteve janë kryer nga persona që për tu maskuar kanë përdorur veshje ushtarake ose policore. Rasti më i fundit u shënua edhe në ngjarjen e Elbasanit. Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të tyre.
Ndërsa hetuesit mendojnë se janë pjestarë të së njëjtës bandë. Të veshur me uniforma dhe me parrullën “ndal, policia” një grup kriminal prej dy vite po terrorizon vendin, duke u bërë tmerr i qytetarëve por dhe i policisë. Të paktën në gjashtë ngjarje të rënda kriminale në harkun e dy viteve të fundit, dëshmitarët kanë treguar se autorët kanë qenë të veshur me uniformë policie të Ndërhyrjes së Shpejtë, apo kamuflazh ushtrie, raporton Ora News.
Rasti më i fundit ishte mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan, ku u vranë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autorët kanë qenë të veshur me kamuflazh ushtrie. Po me të njëjtën uniformë ishin dhe personat që kryen në 6 janar rrëmbimin e Gazment Çollakut, i cili u gjet i vrarë në zonën e Krujës. 37-vjeçari i është bindur urdhrit të tyre, duke menduar se kishte të bënte me një ndalim nga ana e policisë.
I njëjti skenar u përdor edhe për të rrëmbyer Enver Stafukën, personi i cili akuzohet se vodhi makinën që u përdor për vrasjen e Dritan Lamajt. Ai u rrëmbye nga katër persona të veshur me uniforma policie dhe më pas fati i tij nuk dihet.
Po e njëjta skemë u përdor edhe në një tjetër ngjarje. Grabitjen e një sasie të konsiderueshme parash nga persona të veshur si policë një kompanie sigurie private që po transportonte para drejt Rinasit. Hetuesit mendojnë se kemi të bëjmë me anëtarë të së njëjtës bandë, e cila ende deri tani nuk po arrihet të zbulohet.

Ministri Tahiri te mbledhi forcat ,se po deshi qeveria nuk ka gje qe nuk bohet.Sa shpejt u kqpen ata qe vune tritol tek farmacia, keto duheshin kap edhe me shpejt.
Kujt bande ti veri dore me pare tahiri,,, ne shqiperi jan me dhjetera banda,, po me mire keshtu se rrallohen disa nga keta bicim bisnesmesh qe skan kapur pun me dore ne jeten e tyre dhe sot kan miljonat,,,