Banda e tritolit në Elbasan, Gjykata: Burg 6 të arrestuarve

Ornela

Gjykata e Elbasanit ka caktuar këtë të shtunë masën “arrest me burg” për 6 anëtarët e grupit që u kap me eksploziv, armë drogë dhe para.

Në datën 8.02. 2018 një operacion i përbashkët i Policisë dhe Prokurorisë, i cili u shtri në 3 qytete Elbasan, Gramsh dhe Pogradec vuri në pranga Geraldo Yzeirllari, 20 vjeç, Kristi Maxhari, 21 vjeç, Kristian Petani, 22 vjeç, Edmond Abazi, 39 vjeç, të gjithë nga Pogradeci, si dhe Gazmor Kokla, 39 vjeç, nga fshati Gribë i Gramshit.

Policia tha se Geraldo Yzeirllarit dhe Kristi Maxharit u janë gjetur 82 kallëpe tritol. Në shtëpinë e Edmond Abazit u gjet një sasi kanabis ndërsa në atë të Gazmor Koklës, u gjet 1 armë zjarri automatik, 1 pushkë me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë, si dhe sasi e konsiderueshme lekësh.

Ndërsa në datën 9.02.2018 policia e qytetit të Elbasanit arrestoi dhe Erges Lipon, 30- vjeç nga Pogradeci.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *