Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ka folur për përplasjen e ‘një bande’ me policinë në qytetin e Elbasanit.
Ai tha se natën e 18 Shtatorit në Elbasan, ku u godit makina e numrit dy të policisë së këtij qyteti nga mjet i blinduar, ka të bëjë me dhëndrin e kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Basha tha se policia ishte urdhëruar të përgjonte anëtarët e bandës, por policia refuzoi urdhrin dhe më pas e mohoi se ishte ushtruar dhunë ndaj forcave të saj dhe ishte rrezikuar jeta.
“Gjithçka mbyllet si incident i rëndomtë, pa asnjë rrezik pa asnjë pasojë. Qyteti i kësaj historie është Elbasani, banditi i kësaj historie është dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, ndërkohë që kompania e gruas së kryebashkiakut të Elbasanit hetohet për trafik droge”, tha Basha.
Kryetari i PD-së i kërkoi kryeministrit Edi Rama të shkarkojë kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa dhe Kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini.
Pas fjalës së Bashës, reagoi ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke theksuar se “ngjarjet e fundit të Elbasanit janë rrjedhojë e veprimit në rritje të Policisë së Shtetit kundër elementëve kriminalë.”
Si ministër i Brendshëm kam urdhëruar zhvillimin e një analize të plotë dhe të detajuar të situatës në këtë qytet, kam urdhëruar drejtuesit kryesor të hetimit në policinë e shtetit të fokusohen në Elbasan.”
“Kam kërkuar të analizohet jo vetëm ngjarjen e ndodhur siç është pasqyruar në media, e cila ka edhe problematikën e saj, por një analizë që të nxjerrë në pah shkaqet e vërteta të situatës kriminale lidhur me këto dy grupe kriminale, Çela dhe Çapaj në mos gaboj.”
Xhafaj tha se çdokush është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale nuk do të shpëtojë.

Ministri Xhafaj?!
Hetuesi i vjetër i kohës së diktaturës?
Apo ndonjë tjetër person është ky?
Koha e analizave duhej te kishte mbaruar me kohe more Xhafaj. Thuaj te verteten kushte pengon te vijosh me arrestimet? Pse nuk ndalon Sejdin bej Qazon si regjizorin e krimit ? Kjo “po” qe do te ishte levizje shume e pritur ne Elbasan. Por me sa duket nuk del dot siper Kapos.
Basha eshte kur te therret qameti por policia eshte katandisur ne ditet e saj me te keqija pas drejtimit te kapobandes Tahorri.
Z. Rama perse nuk rihap ceshtjet e mbyllura me procedure kunder kriminelit dhe kelyshit te Saliut, Lul Shalegjiturit:
1. Faljen e Detit Ger-qise, tyradheti e paster Kombetare.
2. Vjedhjen e Kombit ne “Rrugen e Kombit” me 230 milion Euro.
3. Pushkatimin e 4 qytetareve dhe plagosjen e dhjetra
te tjereve ne Bulevard me 21 Janar.
4. Vjedhjen diten per “diell” te votave kur grabiti
Bashkine e Tiranes ne v. 2011.
Perse i ke dhene amnisti ketij krimineli, marreveshjen e ke me qytetaret qe te rimbajten ne pushtet per te bere DREJTESI.
Fshije nga trute (mendja) amnistine e dhene me 18 maj per Saliun dhe Lulushin& CO.